Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pushimet verore 2016, fituesit e mëdhenj nga kriza në Turqi

11/08/2016
Pushimet verore 2016, fituesit e mëdhenj nga kriza në Turqi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Frika prej sulmeve terroriste apo pasiguria politike i shtyn shumë turistë t’i shmangen Turqisë si destinacion turistik. Prej kësaj përfitojnë vende të tjera.

Shumë turistë po u shmangen destinacioneve të dikurshme të preferuara në Turqi. Në muajin qershor – pra përpara përpjekjes së dështuar për grusht shteti – në Turqi kanë shkuar vetëm 2.4 milionë turistë të huaj, gati 41 për qind më pak se muajin e kaluar.

Vende të tjera po përfitojnë. Kështu Spanja po përjeton një bum të vërtetë. Edhe Ishujt Kanare, në fakt një destinacion klasik për periudhën e dimrit, kanë regjistruar në gjysmën e parë të vitit një rritje prej 13 për qind. Në Spanjë prenotimet janë rritur me njëmbëdhjetë për qind. Majorka dhe ishujt e tjerë të Baleareve kanë shënuar një rritje prej katër për qind. Fakti që rritja atje nuk është më e lartë, ka të bëjë me arritjen e kapaciteteve.

Edhe Italia pret gjithashtu një verë rekord – kryesisht për shkak të rritjes së kërkesës brenda vendit. Sipas vlerësimeve të Shoqatës së Hotelerisë Federalberghi rreth 33.3 milionë turistë italianë duan ta kalojnë verën në Itali, një shifër kjo 9.5 për qind më shumë se vitin e kaluar.

Përveç Italisë dhe Spanjës në radhën e fituesve janë edhe Greqia, Portugalia dhe Bullgaria. Greqia pret një rekord deri në 27 milionë turistë nga jashtë. Bullgaria ka shënuar sipas Ministrisë Turizmit në gjysmën e parë të vitit numrin më të madh të turistëve që prej dhjetë vjetësh. Vetëm nga Gjermania aty kanë shkuar 62 për qind më shumë turistë në muajin qershor. Për Portugalinë, numri i rezervimeve nga Gjermania shënoi në fund të qershorit një rritje prej 17 për qind.

Edhe në Gjermani numri i vizitorëve dhe i turistëve nga brenda dhe jashtë vendit është rritur në gjysmën e parë të vitit me tre për qind. Nëse veprat e dhunshme në Vyrcburg, Mynih dhe Ansbah kanë pasur pasoja, kjo nuk mund të thuhet deri tani, sepse ato ndodhën në korrik. Deri tani nuk ka asnjë të dhënë për anulime udhëtimesh nga ana e turistëve të huaj, njofton organizata DZT /GNTB që është përgjegjse për marketingun e Gjermanisë si destinacion turistik.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
Lamallari tregon në Kuvend substancat dhe kimikatet që u hodhën mbi protestuesit

Një protestues në gjendje të rëndë

23/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DIBËR/ 6000 euro për person të kalojë kufirin, 15 masa sigurie për personat e përfshirë në trafik

Vrasja në Roskovec, autori qëlloi edhe ish-vjehrrën

24/07/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

FIER/ I merr jetën ish-vjehrrit, merr peng ish-bashkëshorten

24/07/2026
Durrës/ Aksidentoi fëmijën, pranga 62-vjeçarit

VLORË/ 17-vjeçari plagoset nga një skaf

23/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.