Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJET E POLICISE/Arrestohet grabitësi i bankës në Vlorë

11/08/2016
DETAJET E POLICISE/Arrestohet grabitësi i bankës në Vlorë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Vlorës vuri në pranga sot njëri prej vjedhësve të dyshuar të bankës së nivelit të dytë në Vlorë pak ditë më parë. Është arrestuar Konstadinos Shakaj, 37 vjec.

Ndërsa është shpallur në kërkim shtetasi G.GJ, 36 vjec i cili është autori i dytë i grabitjes së bankës.

Po ashtu policia ka gjetur se mjeti tip Benz i cili është përdorur gjatë grabitjes nga dy personat e identifikuar se kryen grabitjen e bankës gjithashtu është i vjedhur prej tyre.

Shakaj është një person me precedentë penalë të mëparshëm.

Skema e vjedhjes se bankës

Grabitja e bankës së nivelit ët dytë në Vlorë zgjati vetëm pak minuta. Roja në derën e jashtme të godinës u neutralizua menjëherë nga një prej autorëve që i vendosi pistoletën në kokë. Autori tjetri, me një armë automatik kallashnikov në duar hyri në bankë dhe duke kërcënuar me armë punonjësit e bankës mori të gjitha paratë e arkës.
Grabitësit, sipas dëshmitarëve ishin të veshur me uniforma kamuflazh dhe mbanin kapele.

Njoftimi i policisë:

Policia zbulon autorët e vjedhjes së bankës së nivelit të dytë, të ndodhur më datë 11.07.2016.

Njëri arrestohet, tjetri shpallet në kërkim.

Shërbimet e Policisë së Vlorës gjatë hetimeve intensive në lidhje me ngjarjen, kanë bërë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

• Kostandinos Shakaj, 37 vjeç, lindur në fshatin Kotë, banues në fshatin Vajzë, Vlorë.

Shpallet në kërkim shtetasi:

• G.Gj., 36 vjeç, banues në Vlorë (punohet për kapjen e tij).

Arrestimi i shtetasit Kostandinos Shakaj, u krye pasi në bashkëpunim me shtetasin G.Gj, më datë 10.07.2016, kanë vjedhur automjetin tip “Benz-Mercedes-2500” me targë të huaj 435AJL06, mjet të cilin e kanë përdorur për të kryer vjedhjen e bankës së nivelit të dytë “BKT” Vlorë.

Shakaj, është person me precedent penal të mëparshëm, i cili ka qenë shpallur në kërkim për “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim”, vepër penale për të cilën i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”.

Policia vijon hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në lidhje me ngjarjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

28/07/2026
DASH: Të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë dhe Maqedoninë

Zëri i Uashingtonit që Tirana nuk mund ta mbysë

28/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

DITA 59/ Qytetarët në protestë, thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe hetimin nga SPAK

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Rrethanat e arrestimit të Ermal Beqirit në Francë, fluturoi mbi një central bërthamor

28/07/2026
Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

Arrestohet në Francë Ermal Beqiri

28/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.