Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gruaja e këngëtarit Zef Beka: Maskat më vunë armën në kokë

10/08/2016
Gruaja e këngëtarit Zef Beka: Maskat më vunë armën në kokë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Grabitja e shtëpisë së një prej këngëtarëve më të njohur të vendit, Zef Beka ka qenë e shoqëruar me dhunë ndaj familjarëve të tij. Tre fëmijët e këngëtarit janë tmerruar kur kanë parë maskat me armët mbi kokën e nënës së tyre.

E shoqja e këngëtarit Mira Beka, e kontaktuar mbrëmë nga “Panorama”, rrëfeu tmerrin që ajo dhe fëmijët e saj kanë përjetuar.

Znj.Beka, si ndodhi ngjarja?

Isha në gjumë kur autorët janë futur brenda në shtëpi. Unë ndodhesha vetëm me tre fëmijët e mi, që janë 13, 11 dhe 2 vjeç. Kisha dhe prindërit mi këtu, që janë të moshuar. Ndërsa bashkëshorti im, Zefi, ishte i ftuar në një dasmë dhe nuk ndodhej në shtëpi.

Nuk e kisha menduar kurrë se unë do të jepja një intervistë për mediat, aq më tepër për një ngjarje të tillë. Por ja që ndodhi..

Policia njoftoi se ishin tre persona dhe se ju kanë dhunuar…

Po, ishin tre persona, të gjithë me maska dhe të armatosur. Jo, nuk na dhunuan, por na terrorizuan me armë te koka. U zgjuan edhe fëmijët dhe ata janë tmerruar kur u përballën me personat me armë e maska.

Por autorët ishin të qartë në atë që kërkonin, donin paratë dhe çelësin e makinës sime, “Golf 5”. Nuk pata asnjë mundësi të manovroja, pasi ata kishin armë.

Por të them të drejtën, në ato momente nuk po më binte shumë mendja të mbroja paratë, por jetët tona. Ata kërcënonin me armë dhe kërkonin me ngulm t’u dorëzoja paratë.

Në këto kushte u detyrova t’u jepja lekët që kishim në banesë, 15 milionë të vjetër dhe çelësin e makinës.

Keni dhënë deklaratë në Polici? Keni ndonjë të dyshuar që mund të orientohet policia për t’i kapur?

Hajdutët dihet se kush janë këtu në këtë zonë…, megjithatë unë kam pak shpresa të gjenden dhe të më kthehen paratë e mia. Siç të thashë, për momentin jam e tronditur dhe as nuk më shkon mendja fare tek ato para. Shyqyr që gjithçka përfundoi me kaq. Fëmijët e mi janë tmerruar.

Ju thatë se bashkëshorti juaj, Zefi, nuk ndodhej në banesë. Pra, autorët, në njëfarë mënyrë, kanë qenë në dijeni të këtij fakti…

Autorët normalisht që kanë qenë në dijeni të të gjitha lëvizjeve të Zefit. Ata na u futën në shtëpi, kur bashkëshorti nuk ndodhej këtu. Siç ta thashë, Zefi ishte në një dasmë dhe autorët e kanë ditur shumë mirë këtë. Kanë qenë të informuar për çdo lëvizje. Nuk di kush mund të jenë, por ata e kanë parë Zefin se ku ndodhej. Policia le ta hetojë këtë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.