Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ Edi Rama nuk është budalla…!

08/08/2016
SHËNIM/ Edi Rama nuk është budalla…!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Artur Bego

DRONI.al është një nga ato mediat që Edi Rama “nuk i kupton”. Lajmi për autoambulancën që hyri e doli më se një herë nga vila e tij qeveritare në Dhërmi, e raportuam edhe ne. Si të gjitha mediat e tjera on-line, raportimi ishte korrekt, nisur edhe nga fotot që shoqëronin këtë raportim dhe nuk thuhej asgjë për Kryeministrin, aq më tepër për shëndetin e tij…
Nuk është faji as i DRONI.al, as i medieve të tjera on-line, pse pati “njerëz që u alarmuan”.
Këtë kryeministri ta kërkojë te vetja, para se të na bëjë te ditur se “nuk kupton mediat…”.
Themi ta kërkojë te vetja, se me siguri “njerëzit që u alarmuan” kanë një shkak madhor, që duhet tua ketë lënë Edi Rama…, aq më tepër kur lajmet për shëndetin e tij, në kufijtë e krizave, aq sa “të afërmit” janë detyruar ta dërgojnë në urgjenca, nuk kanë munguar…
Por, e gjithë kjo “të moskuptuarit e medieve” prej Edi Ramës, ka edhe anën tjetër…
Kjo lidhet me ne, mediat dhe njerëzit e saj…
Për rastin e sotëm (të paktën) nuk është se kishim ndonjë dyshim për shëndetin e kryeministrit… Kjo jo sepse ministri i tij i shëndetësisë, Ilir Beqaj ka marrë masat duke ngritur qendra shëndetësore portative… Kurrsesi jo për këtë, sepse edhe vetë Edi Rama e di që një qendre të tillë as ai nuk do ti besonte…
… Por sepse, sikurse në “friends” i faqes së DRONI.al në “Facebook”, komentonte nën një titull tonin për atë që Rama nuk “na kupton”…
“Budalla është ai të iki me ambulancë. Çfarëdo ti ketë ndodhur ai ikën me helikopter”, shkruan në “Facebook” D. D.
Ne si DRONI.al pajtohemi plotësisht me këtë…, duke shtuar se për deri sa kryeministri Edi Rama vuri në dispozicion të ish-kryeministrit Tony Blair, disa ditë më parë, një nga dy helikopterët e rinj të ushtrisë ende të pa rënë në ndonjë liqen…, absolutisht për Edi Ramën, Mimi Kodheli do të ishte e gatshme (po të mundte) ti jepte vetë helikopterit deri mbi çatinë e vilës qeveritare në Dhërmi…
… Se pastaj, në qoftë se do të duam ta degjenerojmë argumentin, mund të përmendim se vetë Presidenti amerikan, “Air Force One” në pamundësi ulje nuk mund ta dërgonte dot në Dhërmi… por helikopterin e tij presidencial po… Edi Rama e meriton kaq gjë…, për 80 mijë dollarët e paguar…, të cilat për në fotografi janë shumë fare…


blerater

Helikopteri ushtarak në momentin e “desantimit” të Tony Blair disa ditë më parë në stadiumin e Himarës

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.