Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për kallëzimin penal të depozituar nga gjyqtarë ndaj zyrtarëve të Ministrisë së Financave, në kushtet e konfliktit të krijuar për pagat e muajit gusht.

Në një postim në rrjetin social X, Rama thotë se në kallëzimin penal “mungon” emri i tij dhe ai i ministrit të Drejtësisë, pasi sipas tij Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ta për qëndrimin lidhur me zbatimin e rritjes së pagave.

“Kallëzimi penal i gjykatësve për Ministrin e Financave pse nuk lejon që ata të hapin derën e thesarit për rritjen e pagave të tyre, ndërkohë që ministri pret me ligj e me zakon Kuvendin e Shqipërisë që të shprehet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka vetëm një mangësi: Mungon emri im dhe ai i ministrit të drejtësisë”, shkruan Rama.

Në kallëzimin e depozituar më 8 shtator, gjyqtarët argumentojnë se moszbatimi i pagave të rillogaritura ka ardhur si pasojë e veprimeve dhe udhëzimeve të strukturave të Ministrisë së Financave dhe degëve të Thesarit.

Në dokument thuhet se pas vendimit nr. 15, datë 17 shkurt 2026, të Gjykatës Kushtetuese dhe vendimmarrjeve të Këshillit të Lartë Gjyqësor, janë ndërmarrë procedurat për rillogaritjen e pagës referuese bazë të magjistratëve. KLGJ, me vendimmarrjen e 26 gushtit 2026, ka përcaktuar pagën referuese bazë dhe ka kërkuar përllogaritjen e efektit financiar dhe kryerjen e pagesave.

Konflikti është shfaqur gjatë përpunimit të listëpagesave të muajit gusht. Në një shkresë të datës 2 shtator 2026 drejtuar KLGJ-së dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Ministri i Financave ka ngritur çështjen e përdorimit të një page referuese bazë të ndryshme nga ajo e aplikuar deri në korrik.

Sipas dokumentit të kallëzimit, një pjesë e institucioneve të sistemit të drejtësisë kishin paraqitur listëpagesat e gushtit duke aplikuar vlerën e re të pagës, ndërsa strukturat e Thesarit kanë bllokuar kalimin e fondeve.

Gjyqtarët pretendojnë se kjo situatë ka sjellë moskryerjen e pagave sipas vlerave të rritura dhe kërkojnë që të përcaktohet përgjegjësia individuale e personave që kanë marrë, transmetuar apo zbatuar vendimet që kanë sjellë moszbatimin e pagesave.

Në kallëzim sqarohet gjithashtu se qëllimi i tij nuk është zëvendësimi i mjeteve administrative apo gjyqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjes mbi mënyrën e përllogaritjes së pagave, por verifikimi i veprimeve që kanë çuar në moskryerjen e pagesave dhe përcaktimi i përgjegjësisë sipas ligjit.

Rama, nga ana tjetër, mbron qëndrimin e Ministrisë së Financave dhe argumenton se pushteti gjyqësor nuk mund të përdorë fondet e Thesarit pa kaluar përmes pushtetit legjislativ.

“Ministri i Financave është konsultuar paraprakisht me ne për qëndrimin e tij, për të cilin edhe skuadrat tona juridike kanë shprehur unanimisht qëndrimin se pushteti gjyqësor nuk mund të hapë derën e thesarit të shtetit pa kaluar nga pushteti legjislativ”, shkruan kryeministri.

Rama e cilëson debatin si “historinë bajate të vetërritjes së rrogave”, duke theksuar se bëhet fjalë për një nga kategoritë më të mirëpaguar të Republikës së Shqipërisë.

Megjithatë, kryeministri thotë se nuk është kundër rritjes së pagave të gjyqtarëve, por kërkon që ajo të realizohet përmes një vendimi të Kuvendit dhe në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Për sa më takon asgjë nuk ndryshon, pagat do të rriten me vendim të Kuvendit të Shqipërisë dhe në respekt të plotë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”, përfundon Rama.

Përplasja mes gjyqtarëve dhe Ministrisë së Financave pritet të jetë në qendër të Mbledhjes së Përgjithshme të gjyqtarëve, ndërsa gjykatat në të gjithë vendin kanë hyrë në bojkot, duke zhvilluar vetëm masat e sigurisë.a.b

Po ndodh

Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun

Bozdo: Të anulohet tenderi për Tigrin 1 dhe 2, SPAK të nisë hetimet

10/09/2026
Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026
Stoku në gjykata, si ndahet mes gjykatave të cdo niveli e kategorie

PAGAT/ Gjykatat në gjithë Shqipërinë mbyllin dyert

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Basha për padinë ndaj Vokshit: Rama kërcënon opozitën me mercenarët e Gjykatës së Lartë

Tensionohet raporti mes qeverisë dhe gjykatave, pas padisë për Malajn, reagon Rama

10/09/2026
Bardhi: Afera e TEC-eve lundruese 80 milionë euro, SPAK nuk prek Ramën dhe Ballukun

Bozdo: Të anulohet tenderi për Tigrin 1 dhe 2, SPAK të nisë hetimet

10/09/2026
Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

Miqtë të presin në shkollë. Gjithçka tjetër të pret në JUMBO

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.