Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edhe bankat i kap kriza, fitimet bien me 39% për 6-mujorin

06/08/2016
Edhe bankat i kap kriza, fitimet bien me 39% për 6-mujorin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sistemi bankar ka parë rënie të ndjeshme të fitimeve në 6 muajt e parë të këtij viti, në raport me janar-qershorin e një viti më parë. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, fitimi i bankave ishte 5 miliardë lekë për 6-mujorin, duke rënë me 39% me bazë vjetore. Në të njëjtën periudhë të një viti më parë, bankat kishin fituar 8 miliardë lekë.
Dy janë arsyet kryesore që kanë sjellë këtë rënie të fitimeve. Së pari, të ardhurat neto nga interesi kanë shënuar një rënie të lehtë prej 2.1%. Bankat ia kanë dalë të ulin shpenzimet për interesat, që u paguajnë depozituesve me 23.4%, ndërsa të ardhurat nga interesat, që bankat u marrin kreditorëve, janë ulur me 7.2%.
Së dyti, dhe që ka dhënë ndikimin më të lartë, është rritja e shpenzimeve për provigjione, me rreth 56%.
Gjithsesi, në 3-mujorin e dytë, bankat kanë arritur të mbajnë nën kontroll humbjet, ndërsa në 3-mujorin e parë fitimi i sistemit kishte shënuar një rënie të ndjeshme me 75%, në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Vitin e kaluar, fitimi i sistemit bankar, sipas standardeve lokale, shënoi një rritje të ndjeshme, kryesisht si rrjedhojë e diferencave në maturitetin e interesave të depozitave e kredive (interesat e depozitave u ulën më shpejt pasi ishin më afatshkurtër, në raport me të kredive). Por, gjysma e parë e 2016-s po e vë seriozisht sistemin përballë sfidës së normave të ulëta të interesit, çka pritet t’i bëjë bankat më të kujdesshme në sjelljen e tyre.
Norma bazë e interesit ka zbritur këtë vit në një nivel rekord të ri duke i çuar prej 1.25%, në një sinjal se bankat duhet të reduktojnë më tej koston e parasë, në mënyrë që të nxitet kreditimi.
Ndërkohë, kreditimi, ndonëse është gjallëruar muajt e fundit, sërish është rritur zero me bazë vjetore, sipas të dhënave të fundit të qershorit.
Të gjendur përballë “mbylljes” së rubinetave të investimit (interesat e euros janë tashmë negative dhe të lekut shumë të ulëta) dhe sinjaleve për një vazhdim të politikës lehtësuese monetare, bankierët kanë pohuar më parë për “Monitor” se kjo nuk do t’i nxisë të japin kredi, për sa kohë që mjedisi mbështetës nuk do jetë pozitiv. Po si do të reagojnë ata. Disa janë alternativat e parashtruara. Së pari, ata do të vazhdojnë të dekurajojnë depozitat e reja, duke ofruar normë të ulët kthimi. Sidomos bankat e mëdha mund ta përballojnë një lëvizje të tillë. Së dyti, nuk është çudi, që në kërkim të normave të kthimit më të larta, bankat të tentojnë rritjen e normave të interesit të kredive.

“Monitor” 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.