Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nga “pazari i Roskovecit” te sherri Xhafaj – Meta, të gjitha përplasjet PS – LSI

31/07/2016
Nga “pazari i Roskovecit” te sherri Xhafaj – Meta, të gjitha përplasjet PS – LSI
Share on FacebookShare on Whatsapp

Marrëdhëniet brenda koalicionit të majtë qeverisës, nuk janë më ato të shtatorit 2013, kur ata hynë në zyrat e pushtetit.
Pasi nisën të qeverisin bashkë të kënaqur dhe pa përfillur aleatët e tjerë, kjo marrëdhënie e re u testua dy vjet më vonë në zgjedhjet vendore të 2015, kur në disa bashki kandidatët e LSI-së nuk u mirëpritën nga baza socialiste.
Kjo çoi dhe në humbjen e këtyre bashkive, ku më domethënësja ishte Bashkia e Pogradecit, ku e majta kishte qeverisur për 12 vjet dhe elektorati i saj është i qëndrueshëm. Ishte deputeti i LSI-së Luan Rama që përdori togfjalëshin “Pazari i Roskovecit”, duke lënë të kuptohet se atje vota ishte tregtuar si në pazarin e gjësë së gjallë.
Analizat partiake të këtyre humbjeve çuan në shkrirjen e strukturave lokale, por asnjëherë palët nuk u ballafaquan që të nxirrnin arsyet e vërteta të humbjeve.
Prej një viti, pakënaqësitë mes dy forcave aleate të koalicionit dhe për shkak të hyrjes në bashkëqeverisje të PDIU-së së Shpëtim Idrizit, në vend që të shuheshin, janë forcuar.
Hartimi dhe diskutimi për miratimin e ndryshimeve kushtetuese rinxorën edhe një herë në sipërfaqe që komunikimi normal brenda koalicionit është ndërprerë, dhe pse takimet javore të së mërkurës nuk janë anuluar.
Për të marrë rolin e protagonistit në një situatë kur PS-ja dhe PD-ja po largoheshin gjithnjë e më shumë nga pranimi i draftit të ndërkombëtarëve për Reformën në Drejtësi e ku Kryeministri Rama shprehej i sigurt se i kishte 93 votat për miratimin e saj, kryetari i Parlamentit, Ilir Meta, nisi përpjekjet që nga miratimi i reformës të mos përjashtohej opozita.
Madje ai kërcënoi se, nëse drafti i ndryshimeve kushtetuese do të miratohej me 93 vota, pra me votat e maxhorancës dhe disa vota të opozitës, ai do të jepte dorëheqjen si kryetar i Kuvendit dhe do të kërkonte krijimin e një qeverie teknike për të përgatitur zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Një deklaratë e tillë nga bashkëkryetari i koalicionit krijoi tronditje në radhët e socialistëve.
Këtë kërcënim Meta e bëri edhe në nisjen e seancës së datës 21 korrik, kur palët ende nuk kishin arritur konsensusin, duke adresuar më shumë kritika nga Kryeministri Rama që, sipas tij, po tentonte që të mos e përfshinte opozitën në miratimin e reformës.
Madje, në negociatat që pasuan, deri në mbrëmje, Rama shmangu çdo kontakt dhe komunikim të tij me Metën dhe ndërkombëtarët për draftin përfundimtar.
Mungesën e “dashurisë” mes palëve e konfirmoi dje edhe kryetari i Komisionit të Posaçëm për Reformën në Drejtësi, Fatmir Xhafaj, kur iu drejtua kryeparlamentarit Meta në mbledhjen e kryetarëve. Tonet mes tyre ishin mjaft të ashpra, por Xhafaj i kujtoi Metës postulatin e tij “Me qetësi dhe dashuri”.
“Kam 3 vjet që dëgjoj një parullë tënden: ‘Me qetësi dhe me dashuri’. Këtu dashuria ka ikur, por të paktën të rrijë qetësia”, u shpreh Xhafaj, duke konfirmuar zyrtarisht opinionet që qarkullonin në ambientet e politikës për një krisje në marrëdhëniet mes Metës dhe Ramës. /Panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

Gjykata lë në burg Geraldo Bibën, dhunoi protestuesin në Zvërnec

01/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama reagon për herë të parë për përplasjen me Spiropalin: Ishte spektakolare dhe e pabesueshme

Pas protestës para Kryeministrisë, Rama reagon në X: Nuk ka projekt për t’u anuluar

01/06/2026
Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

Protesta e dytë në Tiranë në mbrojtje të Zvërnecit, mijëra qytetarë në derë të Kryeministrisë

01/06/2026
Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

Berisha-gazetarëve: Po filloi fluturimi i avionëve në Vlorë, zhduket një habitat qindra vjeçar

01/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.