Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mbrojtja e fëmijëve nga rrëmbyesit dhe pedofilët: Dhjetë obligimet e prindërve

31/07/2016
Mbrojtja e fëmijëve nga rrëmbyesit dhe pedofilët: Dhjetë obligimet e prindërve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dashuria ndaj fëmijëve do të thotë kujdes i vazhdueshëm dhe nevojë për t’i mbrojtur nga rreziqe të ndryshme të cilat i rrethojnë ata.

Klint Van Zant, një ish-agjent i FBI-së ofron dhjetë strategjitë për ju dhe fëmijën tuaj për t’i shmangur këto rreziqe si dhe si të silleni në rast se vini në situata të padëshiruara.

Dhjetë këshilla për fëmijët

1. Mos u fut në asnjë makinë, në qoftë se prindërit nuk të lejojnë personalisht. Gjithashtu mos u afro me njerëzit që të ndjekin me makinë ose në këmbë.

2. Mos u besoni personave të moshës madhore që kërkojnë ndihmë, për shembull, kërkojnë qenin e humbur ose ndonjë rrugë.

3. Largim të shpejtë nga personat që të detyrojnë që të shkosh me ta. Bërtit lirisht: “Ky person nuk është babai im (ose nëna)”

4. Shmangi situatat për të shkuar diku vetëm. Nëse do të dalësh nga oborri apo këndi i lodrave detyrimisht merr leje nga prindërit, veçanërisht në qoftë se shkon te dikush.

5. Asnjëherë mos ndalo automjete. Nëse prindërit nuk të lejojnë, mos hip në veturë me persona të tjerë.

6. Të rriturit nuk duhet t’i tregojnë sekretet e tyre. Nëse kjo ndodh, tregoi prindërve ose mësuesit. Gjithashtu mos lejo askënd për të bërë foto.

7. Askush nuk duhet të prekë trupin tënd në vendet të cilat mbulohen me rroba banje, por edhe ti nuk duhet t’i prekësh të tjerët. Trupi yt është diçka që është i veçantë dhe intim.

8. Ke të drejtë t’uthuash JO të rriturve dhe madje edhe të afërmve dhe miqve, në qoftë se të shtyjnë të bësh diçka kundër vullnetit tënd.

9. Bisedo me prindërit për mënyrën më të sigurt nëse shkon me ndonjë person.

10. Ushtroni britmë të veçantë, e cila është e lartë dhe që zgjat. Kështu personit i cili tenton të të lëndojë ta porosisësh: “Unë e di se çfarë je duke bërë. Nuk jam pre e lehtë”, ndërsa njerëzit në afërsi do ta shohin se ti je në rrezik. Kur bërtisni merrni frymë thellë, fitoni oksigjen dhe kurajo dhe fuqi për t’u arratisur.

Dhjetë këshilla për prindërit

1. Çelësi i suksesit është te komunikimi. Është e rëndësishme që të flisni hapur me fëmijët rreth temave që janë të rëndësishme për të ardhmen, madje edhe për rrëmbimin.

2. Njohuritë janë fuqi. Bisedoni me fëmijët tuaj në lidhje me sulmuesit e mundshëm, mësojini se ata duken si të gjithë njerëzit normal dhe se në mënyra të ndryshme do të përpiqen t’i mashtrojnë fëmijët.

3. Mësoni metodat bazë të cilat i përdorin mësuesit për t’i mashtruar fëmijët: kërkojnë qen të humbur, pyesin për rrugë, ofrojnë ëmbëlsira apo fëmijë ose të holla me qëllim që fëmija të futet në makinën e tyre, kërcënohen se do të dëmtojnë një tjetër anëtar të familjes nëse fëmija shkon me ta.

4. Mos i shënoni veshjet, çantat apo sende të tjera me emrin e fëmijës. Sulmuesi mund ta përdor këtë informacion për ta fituar besimin e tyre.

5. Dakordohuni me fëmijën se çfarë të bëjë nëse aksidentalisht ndahet prej jush ose humbet në qendrën tregtare, supermarket apo ndonjë vend tjetër publik. Këshilloni që të kërkojë ndihmë nga nënat me fëmijë apo gra të tjera. Ata mund të kërkojnë pikën e informacioneve apo ndonjë polic.

6. Fëmija juaj duhet ta dijë emrin dhe mbiemrin e plotë, adresën dhe numrin tuaj të telefonit. Ata duhet t’i dinë dhe numrat e urgjencës.

7. Ju gjithmonë duhet ta dini se ku janë fëmijët tuaj, si dhe adresat dhe numrat e telefonëve të shokëve të tyre.

8. Mos harroni të ripërtërini të dhënat për fëmijën.Fotografoni atë çdo 6-12 muaj.

9. Jini këmbëngulës në edukimin e fëmijëve për rreziqet.

10. Në qoftë se fëmija juaj zhduket, mundohuni që të mos bëni panik. Fillimisht kërkoni në shtëpi, më pas shikoni mos është te fqinjët ose miqtë. Nëse edhe më tej nuk mund ta gjeni, thërrisni policinë. Nuk ekziston periudhë kohore e cila duhet të kalojë përpara se të raportoni zhdukjen e fëmijës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

Berisha: Zjarret po i dikton betoni, “edhe te godina e televizionit publik ra zjarr”

15/08/2026
Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.