Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DENONCIMI/ Akti i fundit tinzar i kryeministrit në ikje

31/07/2016
DENONCIMI/ Akti i fundit tinzar i kryeministrit në ikje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i PD-së Lulzim Basha, ka denoncuar atë që ai e ka quajtur akti i fundit tinzar i kryeministrit në ikje. Sipas Bashës, kryeministri ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament.
Për Bashën kjo është një sjellje hajdutçe, në pamundësi që prej kryeministrit dhe qeverisë së tij të ketë rritje pagash e pensionesh, apo investime në shëndetësi, arsim e rend…

Deklarata e plotë e kreut të PD-së Lulzim Basha

lulzim basha, prononcim me mikrofonaNë mënyrë tinzare, kryeministri ne ikje ka ndryshuar me akt normativ buxhetin duke shmangur rrugën normale që është dërgimi në komisione, në parlament.
Pse? Pse kështu hajdutçe, fshehtësi, duke mbajtur larg debatin, oponencën, kritikën?
Sepse me ndryshimin e buxhetit Edi Rama nuk rrit asnjë pagë, tall dhe poshtëron 635 mijë pensionistët me indeksimin 1.6 për qind, pra një bukë e 100 gramë djathë në muaj, kur çmimet janë rritur e nuk kanë të ndalur.
Kryeministri ne ikje nuk rrit asnjë qindarkë fondet për ndihmën ekonomike për familjet në nevojë. Kur papunësia rritet çdo ditë, ai nuk shton, por e ul me 10% fondin për pagesën e papunësisë. Asnjë qindarkë për kompensimin e ish të përndjekurve politikë.
Kryeministri në ikje ul fondet për arsimin, shëndetësinë dhe burgjet, ul fondet për investimet me financim të huaj. Rrit borxhin publik për vitin 2016.
Por Edi Rama nuk ka harruar të shtojë 68 punonjës në aparatin e kryeministrisë. 68 sharës të rinj në pallatin e tij që do të paguhen me paratë e shqiptarëve për ti shërbyer propagandës e llafeve, e aspak punës.
Kjo është qeverisja e degraduar dhe korruptive e kryeministrit në ikje. Taksa të larta, gjoba të larta, çmime të larta. Shto luksin e shërbëtorët për vete, ul fondet dhe rrit mjerimin për shqiptarët.
Partia Demokratike ka një plan shpëtimi për vendin. Në programin e saj, buxheti do të jetë pronë e shqiptarëve, jo plaçkë për tu ndarë sipas tekave. Ne do të ulim taksat dhe shpenzimet qeveritare. Çdo fond do të shkojë për investime, për vende të reja pune, për paga e pensione më të larta, për zbutjen e varfërisë në vend dhe për një ekonomi të fortë e një të nesërme të sigurtë për të gjithë shqiptarët.

Buxheti i rishikuar 2016

• Zero rritje për pagat, vazhdojne te jene te ngrira, duke dobësuar edhe më shumë fuqinë blerëse.
• Nuk rriten pensionet, indeksimi poshtë detyrimit ligjor sepse inflacioni 2015 rezultoi ne masen 1.9%, ndërsa indeksimi vetem ne masen 1.6%, duke dobësuar edhe më tej fuqine blerese.
• Zero rritje fondet për ndihmen ekonomike, me zero përfitim për familjet nevojtare.
• Ulen me 10% fondet për pagesen e papunesise, ndonese papunesia eshte me e larte sesa ajo e para 2-3 viteve.
• Zero rritje fondet për kompensimin e ish te përndjekurve politike.
• Ulen me 34 milionë lekë investimet ne “arsimin baze” (-2.5%).
• Ulen me 199 milionë lekë investimet ne “arsimin e larte” (-28%)
• Ulen me 108 milionë lekë investimet ne “kujdesin paresor” (-35%).
• Ulen me 140 milionë lekë investimet ne “sherbimin kombetar te urgjences” (-47%).
• Ulen me 62 milionë lekë investimet ne “arsimin profesional” (-11.7%).
• Ulen me 88 milionë lekë investimet ne “sistemin e burgjeve” (-9.1).
• Ulen me 2.15 miliarde leke fondet e Fondit Shqiptar te Zhvillimit, (- 28.3%).
• Rritje me 68 punonjes te aparatit te Kryeministrise.
• Rritet borxhi publik për vitin 2016 me 1.3 miliarde leke (3.8%).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

14/07/2026
KQZ kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm: Të hetohet kreu i bashkisë së Divjakës, dyshimet për rekorde kriminale në Itali

Ish kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, SPAK mbyll hetimet

14/07/2026
BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

14/07/2026
Zvarritja e gjykimit, Gjykata “në dilemë”: Ku e plotësoi formularin e vetëdeklarimit Elvis Rroshi…?!

GJKKO kthen për plotësim dosjen e SPAK për Elvis Roshin

14/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

Ndahet nga jeta aktori dhe humoristi ikonik i Fierit, Todi Llupi

14/07/2026
KQZ kërkesë Prokurorit të Përgjithshëm: Të hetohet kreu i bashkisë së Divjakës, dyshimet për rekorde kriminale në Itali

Ish kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi, SPAK mbyll hetimet

14/07/2026
BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

BRUKSEL/ PD propozon dy grupe të reja pune në IDC-CDI

14/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.