Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bulqizë, burri me dy gra rrëfen plagosjen me thikë nga gruaja e dytë

30/07/2016
Bulqizë, burri me dy gra rrëfen plagosjen me thikë nga gruaja e dytë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Foto Ilustruese

Besnik Basha, i plagosur dy ditë më parë gjashtë herë me thikë nga e shoqja, është shprehur për oficerët e Policisë Gjyqësore se Rudina muajt e fundit kishte probleme me shëndetin mendor.
Sipas tij, ai ka tentuar dy-tri herë ta dërgojë për vizitë te mjekët psikiatër, por ajo nuk ka pranuar. Në deklaratën e tij 45-vjeçari ka mohuar ta ketë keqtrajtuar gruan.
Por nuk ka përjashtuar mundësinë se shkak i gjendjes së saj të jetë bërë xhelozia, pasi ai jetonte bashkë me dy gratë dhe 10 fëmijët, katër me njërën prej grave dhe gjashtë me tjetrën. Megjithëse ndodhet ende në spitalin rajonal të Peshkopisë, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për 45-vjeçarin, për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”.
I pyetur për rrethanat e ngjarjes që sollën plagosjen e tij me thikë, Besnik Basha ka deklaruar për grupin hetimor se kishte mall për gruan, Rudinën, dhe gjashtë fëmijët, si dhe kishte udhëtuar nga fshati Dragu për në Qytetin e Ri, Bulqizë.
“Gjashtë muajt e fundit Rudina nuk ka qenë mirë. Ishte në depresion. I jam lutur disa herë ta dërgoj për vizitë te mjekët. Ajo nuk pranonte”, ka deklaruar Basha.
Sipas thënieve të tij në polici, mbrëmjen e 27 korrikut ai ka trokitur në banesën e gruas së dytë. Besniku nuk ka hasur në rezistencë dhe nuk ka menduar se ajo do ta sulmonte me thikë. Ka luajtur dhe është argëtuar me fëmijët e tij, siç bënte kur ishte në fshat. Gjithçka ka ndodhur pas mesnate.
“Isha në gjumë dhe kur jam goditur për herë të parë me thikë, ndjeva sikur dikush më goditi me grusht në bark. U zgjova menjëherë. Pashë Rudinën me një thikë në dorë. Nuk m’u dha fare që ta ndaloja. Ajo vazhdoi të më godiste. Pasi mora dy-tri goditje, rashë pa ndjenja. Nuk mbaj mend çfarë ndodhi më tej”, është shprehur Besnik Basha.
Pas rimarrjes në pyetje, edhe Rudina Basha thotë të njëjtën gjë.
“Nuk mbaj mend çfarë kam bërë. Nuk di ta kem goditur Besnikun me thikë”. /Panorama/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.