Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DYSHIMI/ Dëshmon i riu i denoncuar nga kushërira se e la shtatzënë

28/07/2016
DYSHIMI/ Dëshmon i riu i denoncuar nga kushërira se e la shtatzënë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në muajin e 7 të shtatzënisë, një 17- vjeçare ka denoncuar kushëririn se ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.
Adoleshentja, banuese në qytetin e Korçës, është drejtuar në komisariatin e qytetit juglindor për të denoncuar një abuzim seksual që, sipas saj, është bërë me të fundvitin e kaluar.
I pyetur lidhur me akuzat e adoleshentes, 29-vjeçari L. L., i cili u shoqërua në Policinë e Korçës, nuk ka pranuar që kjo gjë të jetë e vërtetë.
Madje, para grupit hetimor ai ka deklaruar se kurrsesi nuk ka bërë diçka të tillë dhe e ka quajtur të pashpjegueshme akuzën ndaj tij të ngritur pikërisht nga kushërira. Policia e Korçës ka qëndruar diskrete për të dhënë detaje për këtë rast, për shkakun që dy personat kanë lidhje të afërta gjaku mes tyre.
Zyrtarisht, nga ana e policisë deklarohet se hetimi po zhvillohet në gjendje të lirë ndaj të akuzuarit.
“Vajza 17-vjeçare ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015 ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L. L., me të cilin ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë.
Burime zyrtare të Policisë bënë me dije se ende nuk dihet qartë se si për 7 muaj vajza nuk e ka denoncuar kushëririn, gjë të cilën e ka bërë vetëm një ditë me parë dhe se pavarësisht se është pyetur lidhur me këtë pjesë edhe ajo vetë nuk ka qenë konkrete në argumentet e saj.
Po të njëjtat burime thonë se tani është e vështirë të provohet nëse vërtet ka pasur abuzim seksual me të miturën nga ana e të akuzuarit për shkak të periudhës së gjatë që ka kaluar, ndërsa do të hetohet në disa pista.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale ‘marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari’”, bën të ditur Policia.
Ndryshe nga dëshmia e vajzës, sipas së cilës bëhet fjalë për përdhunim, kjo akuzë nuk është ngritur deri tani nga ana e policisë. Vetë vajza e ka mbajtur fëmijën dhe nuk dihet se çfarë do të ndodhë me fatin e tij.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

Korçë, 17-vjeçarja bën seks në dhjetor, denoncon në korrik kushëririn për shtatzëninë
/web/Korce_17_vjecarja_ben_seks_ne_dhjetor_denoncon_ne_korrik_kusheririn_per_shtatzenine_22947_1.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.