Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ambasadorët Vlahutin dhe Lu: Reforma të mos mbetet në letër, fitorja është e të gjithëve

28/07/2016
Ambasadorët Vlahutin dhe Lu: Reforma të mos mbetet në letër, fitorja është e të gjithëve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin theksoi rëndësinë e zbatimit të reformës, duke i ftuar të gjithë ti rikthehen punës, në mënyrë që ligjet të mos mbeten vetëm në letër.
Këtë vlerësim ambasadorja Vlahutin e shprehu në pritjen e organizuar nga Fatmir Xhafaj në Pallatin e Brigadave, me aktorët e përfshirë në procesin e reformës në drejtësi.
“Ky rast është vetëm festim i diçkaje që ka përfunduar, por dhe fillimi i punës së madhe që duhet bërë për zbatimin e reformës. Nuk kemi punuar kaq shumë që të kemi ligje në letër. Të gjithë qytetarët e Shqipërisë të mund të jetojnë pa frikë dhe të jenë të barabartë përpara ligjit. Nuk mund të ketë demokraci të vërtetë pa një sistem të vërtetë drejtësie. Le ti kthehemi punës”, u shpreh ambasadorja e BE-së.
Nga ana e tij, Ambasadori amerikan Donald Lu e cilëson një sukses të popullit shqiptar miratimin e reformës në drejtësi. Duke sjellë në vëmendje diskutimet politike, për atë se kujt i përket fitorja në këtë proces, ambasadori amerikan theksoi se nderimi i takon popullit shqiptar. Gjatë fjalës së tij në pritjen e organizuar nga Fatmir Xhafaj në Pallatin e Brigadave, me aktorët e përfshirë në procesin e reformës në drejtësi,
donald lu frf“Fitorja e kujt ishte votimi i të premtes së kaluar. Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Tiranë. Ishte fitore e partive politike, e medias apo e komunitetit ndërkombëtar, apo individualisht e mediave? Nderimi u takon miqve tuaj, komshinjve tuaj dhe anëtarëve të familjeve tuaja. I takon popullit shqiptar. Kam folur me dhjetëra deputetë gjatë muajve të fundit. Secili prej tyre me tha se donin ta votonin këtë reformë me patjetër, sepse nëse nuk e bënin kur të ktheheshin në shtëpi tek gratë fëmijët e tyre, të gjithë prisnin ta miratonin këtë reformë”, deklaroi ambasadori Donald Lu.
Ambasadori Lu tha se tashmë shpreson që udhëheqësit e Shqipërisë të përmbushin zotimi e tyre ndaj popullit shqiptar, duke e zbatuar këtë reformë të rëndësishme.
“Sa prej nesh janë ndalur në rrugë për tu thënë se e donin këtë reformë. Historia do të regjistrojë shumë heronj dhe antiheronj. Asnjë hero nuk është aq i fuqishëm sa zëri i qytetarëve shqiptarë. Mijëra njerëz nga i gjithë vendi e kanë kërkuar reformën në drejtësi. Njerëzit u mblodhën në vapë përpara kuvendit për të kërkuar reformën, ndërsa mercedesët e politikanëve me ajër të kondicionuar kalonin përpara tyre. Ata kërkonin drejtësi. Jam i kënaqur që udhëheqësit politik i dëgjuan dhe e miratuan këtë reformë. Shpresoj që udhëheqësit e Shqipërisë do të përmbushin zotimin e tyre ndaj popullit shqiptar, duke e zbatuar këtë reformë të rëndësishme. Demokracia e vërtetë është ajo ku udhëheqësit dëgjojnë popullin. Urime popullit shqiptar, ky është suksesi juaj”, u shpreh ambasadori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.