Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

A ka kërcënuar Meta Ramën me mocion për 7 ligjet…?!

28/07/2016
A ka kërcënuar Meta Ramën me mocion për 7 ligjet…?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Deklarata e kryeparlamentarit Meta se do të ndërpriste vizitën në SHBA pas debatit për 7 ligjet, duket se s’ka pasur të bëjë vetëm më fashitjen e polemikave por ka qenë një kërcënim i hapur për Edi Ramën. Burime nga LSI bëjnë me dije se ardhja e Metës në Tiranë, dhe marrja e drejtimit të Parlamentit do të shoqërohej me mocion mosbesimi për kryeministrin, gjë e cila i është përcjellë në mënyrë indirekte nga kryeparlamentari. Kjo ka sjellë dhe tërheqjen e Ramës nga ideja për të kaluar 7 ligjet që shoqërojnë reformën dhe shtyrjen e seancës për në datë 11 gusht.
Burime nga LSI shprehen, se Meta do të vazhdojë vizitën e tij në SHBA, ndërkohë që pritet sërish me interes reagimi i kryeparlamentarit pas ardhjes së tij në Tiranë.
Nga ana e saj vetë LSI, prej ditësh vijon organizimin e forumeve të saj, të ngjashme me parapërgatitjet për zgjedhje, pavarësisht deklaratave të krerëve të saj për një funksion normal të koalicionit qeveritar.
Kryeministri Rama,  duket se nuk e ka kapërdirë dot mbetjen jashtë protagonizmit pas miratimit të reformës dhe nxitoi të miratonte shtatë ligje të Reformës së miratuar me konsensus ku një ndër ta ishte ligji i Vettingut, megjithëse ajo ende nuk ka marrë formë ligjore. Ndryshimet kushtetuese, marrin fuqi ligjore në 11 gusht, pra 15 ditë pas botimit në fletoren zyrtare. Pra ligji s’ka marrë ende formë ligjore  dhe këtë e pranoi dhe kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën, Fatmir Xhafa  kur tha se “reforma është miratuar formalisht, pasi është dekretuar nga prezantuar dhe botuar në fletoren zyrtare”.  Megjithëse Xhafja si jurist i vjetër e di fare mirë se formalisht dhe ligjërisht janë dy gjëra krejt te ndryshme.
Pra me sa shihet tërheqja e Ramës nga “lajthitja” e tij s’ka të bëjë me arritjen ose jo të konsensusit por me rrezikimin e postit  të Kryeministrit nga aleati i tij më i madh në koalicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ AMP ndalon 2 oficerë policie, dy në kërkim

11/08/2026
TIRANË/ Përndiqte me profile false për  para. Policia e shtrin në trotuar

TIRANË/ Përndiqte me profile false për para. Policia e shtrin në trotuar

11/08/2026
Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.