Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TABELA/ Tetë rrugët e tjera me pagesë, zbardhen tarifat për makinat

27/07/2016
TABELA/ Tetë rrugët e tjera me pagesë, zbardhen tarifat për makinat
Share on FacebookShare on Whatsapp

Qeveria ka parashikuar edhe 8 rrugë të tjera për t’i kthyer me pagesë. Strategjia e taksimit të rrugëve të hartuar nga BERZH-i rekomandon se tarifa që duhet të paguajnë qytetarët varion nga 0,5 euro cent në 3,5 euro cent për kilometër.
“Panorama” zbardh tarifën pa TVSH që do të paguajnë drejtuesit e makinave edhe për 8 rrugët e tjera, sipas dy tarifave të rekomanduara. Në strategji rekomandohet që aplikimi i taksimit për koncesionin e rrugëve të zhvillohet gradualisht, në 3 faza. Për zbatimin e menjëhershëm, rekomandohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan dhe Rruga e Arbrit, e cila ende nuk ka përfunduar.

Rruga e Kombit
Tarifa për të gjithë drejtuesit e automjeteve që do të kalojnë Rrugën e Kombit do të jetë 5 euro. Ministria e Transporteve sqaroi dje se tarifa që do të aplikohet për veturat është 4,16 euro pa përfshirë TVSH-në. Shifra është llogaritur sipas kilometrave, ku një kilometër rrugë në Milot-Morinë drejtuesve të makinave do t’ju kushtojë 3,63 euro cent.
“Tarifa për përdorimin e rrugës do të jetë 4.16 euro pa TVSH-në pra, 3.63 euro cent për kilometër, meqenëse rruga është 114.5 kilometra e gjatë. Tarifa për rrugën Milot-Morinë është miratuar në Korrik të 2014, bazuar mbi rekomandimin e konsulentit ‘IFC’. Pavarësisht këtij fakti, tarifa e përcaktuar për rrugën Milot – Morinë është vetëm 3.7% më e lartë se sa sugjerimi i ‘Egnatia Odos’. Konsulenti i ‘Egnatia Odos’, financuar nga BERZH-i, në studimin për taksimin e rrugëve në Shqipëri, ka sugjeruar përdorimin e një tarife prej 3.5 euro cent për kilometër pa TVSH”, shpjegoi këshilltari për mediat, Hitaj.

Tarifat për 8 rrugët
BERZH-i rekomandon dy kategori tarifash që duhet të paguajnë qytetarët: tarifa minimale 0,005 cent euro dhe maksimalja 0,035 cent euro. Për zbatim të menjëhershëm kërkohet vendosja e taksës në rrugën Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan dhe Rruga e Arbrit që ende nuk ka përfunduar.
Sipas tarifave të propozuara nga BERZH-i dhe llogaritjeve për koston minimale dhe maksimale të kalimit, një makinë pa TVSH që të përshkojë aksin Tiranë – Durrës duhet të paguajë 0,17 euro sipas tarifës minimale dhe 1,19 euro pagesa minimale.
Për rrugën Tiranë- Elbasan, tarifat që llogariten variojnë nga 0,135 euro cent në 0,945 euro cent.
Në Rrugën e Arbrit që ende nuk ka përfunduar, tarifat e taksimit për koncesion variojnë nga 0,375 euro cent në 2,625 euro cent.
Në fazën e dytë propozohet tarifimi për rrugën Levan-Vlorë dhe Durrës-Fier. Kostot e kalimit në rrugën Levan –Vlorë variojnë 0,121 deri 0.847 euro cent, ndërsa në rrugën Durrës¬ Fier pagesat variojnë nga 0,341 në 2,387 euro cent. Për zbatim në fazën e tretë rekomandohet taksimi për rrugën Elbasan – Kapshticë dhe Tiranë – Hani i Hotit. Për këto dy rrugë, strategjia e BERZH-it nuk rekomandon dhënien me koncesion të gjithë aksit, por vetëm një pjesë të tyre.
Për rrugën Elbasan-Kapshticë rekomandohet dhënia me koncesionin vetëm për 41,6 kilometër. Tarifat që llogariten për këtë aks variojnë nga 0,208 euro cent në 1,456 euro cent.
Për rrugën Tiranë – Hani i Hotit rekomandohet dhënia me koncesion për 45 kilometër. Tarifat që llogariten variojnë 0,225 deri në 1,575 euro cent.
rruget-me-pagese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.