Foto Ilsutruese
Rreth mesnatës midis të hënë e të martës, në fshatin Koxhas, Shijak,persona ende të paidentifikuar, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Benz”, me targa AA 303 CK, i parkuar para banesës së shtetasit K. O.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivat e policisë, të cilët gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes kanë gjetur disa gëzhoja.
Gjithashtu, mësohet se janë shoqëruar 9 persona si të dyshuar për ngjarjen dhe vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të saj.




