Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mediat ndërkombëtare përmendin Edi Ramën për aferën 80 mijë dollarëshe të fotos me Barack Obamën

26/07/2016
Mediat ndërkombëtare përmendin Edi Ramën për aferën 80 mijë dollarëshe të fotos me Barack Obamën
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mediat ndërkombëtare përmendin emrin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, për “aferën” 80 mijë dollarëshe, në këmbim të një foto të tij me Presidentin amerikan, Barack Obama.
Lidhja e emrit të kryeministrit shqiptar, u bë pasi media prestigjioze në botë publikuan edhe lajmin se William Argeros u shpall fajtor si personi që kishte bërë të mundur financimin e 80 mijë dollarëve nga një donator i huaj në fushatën e presidentit Barack Obama në vitin 2012, duke shkelur ligjin federal të SHBA që ndalon financimet e huaja në fushata elektorale. Bashkë me William Argeros fajtor është shpallur edhe Bilal Shehu, personi që Rama e takoi në San Francisco në takimin elektoral të presidentit Obama.
Për këtë “aferë”, Bloomberg përmend emrin e kryeministrit shqiptar Edi Rama, si personin që pagoi 80 mijë dollarët për të bërë një foto me Obamën. Agjencia Bloomberg i referohet një shkrimi të Associated Press, e cila nga ana e saj citon akuzat e opozitës shqiptare.
Nga ana e tij, Kryeministri shqiptar ka thënë se e ka takuar Bilal Shehun si “anëtar të komunitetit shqiptar në Nju Jork”. Por opozita e akuzon se ai e përdori Bilal Shehun për të paguar paratë dhe për të marrë pjesë në takim, me qëllim që të bënte një foto me presidentin Obama. Këtë foto Rama e përdori në fushatën elektorale të vitit 2013 dhe i fitoi zgjedhjet.
Disa media të tjera të huaja e lidhin pagesën e paligjshme të 80 mijë dollarëve me kryeministrin shqiptar, Edi Rama. Vetë Rama i ka mohuar akuzat.
Ndërkohë, opozita shqiptare e ka paditur në prokurori për këtë çështje që në SHBA po hetohet nga FBI. Në SHBA, një kongresmen republikan, Danna Rohrabacher, i kërkoi FBI –së të hetonte rastin, përfshirë edhe Edi Ramën, që në atë kohë ishte kryetar i opozitës.

bloomberg1
Për më shumë mund të lexoni edhe …

Dëshmitari amerikan tregon si u bë pagesa për fotografinë e Edi Ramës me Barack Obamën
/web/Deshmitari_amerikan_tregon_si_u_be_pagesa_per_fotografine_e_Edi_Rames_me_Barack_Obamen_22928_1.php

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Ilir Metës, mbetet në burg

04/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

EMRAT/ Operacioni “Rrjeta” në Tiranë, në pranga dy të dënuar për trafik në Itali

04/05/2026
Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

Gjykata e Lartë e ndryshon praktikën për “arrestin në burg”, indirekt përfitojnë ata me akuza korrupsioni

04/05/2026
Shkodër, korrupsioni për regjistrimin e tokës, në gjyq ish-drejtori i Hipotekës dhe juristi

Shkodër, dërgohen në gjyq katër persona për pastrim parash, në sekuestro 500 mijë euro

04/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.