Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Vlorë, bllokohet anija turistike, s’kishte certifikatë, nuk njoftoi policinë

25/07/2016
Vlorë, bllokohet anija turistike, s’kishte certifikatë, nuk njoftoi policinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Në gjirin e Vlorës kanë nisur të punojnë disa mjete lundruese, që ofrojnë udhëtime turistike. Një prej tyre është gjobitur dhe bllokuar për shkak se është përfshirë në një aksident.
Mjeti i tejmbushur me njerëz është përplasur dje, ndërsa po përpiqej të ndalonte në plazhin e Shën Vasilit në Karaburun. Përplasja ndodhi me një skaf të vogël të ankoruar në këtë zonë. Ngjarja ndodhi në orën 15 e 40 minuta të së dielës dhe Policia Kufitare, pasi mori njoftimin, doli në konkluzionin se mjeti “Black Pearl”, me pronare shtetasen Leonora Bajrami dhe me kapiten shtetasin Nikollaq Janku, në manovrën që ka bërë në lundrim e sipër ka dëmtuar një mjet tjetër lundrues, skafin “Pauen”, i cili ka qenë i parkuar e pa persona në bord.
Nga hetimi në lidhje me këtë përplasje ka rezultuar se, fajtore ka qenë anija turistike “Black Pearl”, shkelje për të cilën janë marrë këto masa administrative, 50 mijë lekë gjobë për mosrespektim të rregullave të lundrimit, si dhe 50 mijë lekë gjobë për mosnjoftim të Policisë Kufitare për daljen në det.
Gjithashtu, anija është bllokuar për 3 ditë, sepse i ka mbaruar afati i certifikatës së regjistrit detar dhe është në proces rinovimi për kapacitetin e transportit.
Anija u nis ditën e diel për të shkuar drej Karaburunit. Në nisje qëndron gjithmonë një oficer i Kapitenerisë, që kontrollon kapacitetin dhe kushtet e sigurisë. Por me gjithë kontrollin e së dielës, anija rezultoi se nuk ishte me cerfitikatë për kapacitetin mbajtës, nuk kishte lajmëruar Policinë Kufitare për rrugëtimin.
Për më tepër, rreth saj mungojnë mjetet e sigurisë si gomonet, ndërsa mbetet për të verifikuar nëse të gjitha këto mjete që lundrojnë në gjirin e Vlorës kanë numrin e duhur të jelekëve të shpëtimit për të gjithë personat që marrin në bord. /topchannel/
anija tursitike1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.