Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Korçë, prokuroria kërkon 68 vjet burg për 720 kg kanabis të operacionit “Velçan”

25/07/2016
EMRAT/ Korçë, prokuroria kërkon 68 vjet burg për 720 kg kanabis të operacionit “Velçan”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Korçës kërkon dënimin në total me 68 vjet burgim për 7 nga 11 personat e akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, të identifikuar gjatë operacionit “Velçan”, ku u zbuluan rreth 720 kg lëndë narkotike cannabis sativa.
Procesi ndaj këtyre të pandehurve u zhvillua me gjykim të shkurtuar dhe ata do të përfitojnë uljen me 1/3 e dënimit nëse shpallen fajtorë. Ndërkohë, për 4 anëtarë të tjerë të këtij grupi, të akuzuar për të njëjtën vepër penale, po zhvillohen procese gjyqësore të veçuara.
Prokuroria e Korçës kërkon gjithashtu dënimin me gjobë edhe për 4 persona të tjerë, të akuzuar për “Moskallëzim krimi”, pasi nga hetimi ka rezultuar se kanë qenë në dijeni të veprimtarisë së 11 personave të mësipërm, por nuk kanë marrë pjesë aktive në sigurimin dhe transportimin e lëndës narkotike.

Hetimet e Prokurorisë së Korçës
Në datë 29. 10. 2015, punonjësit e policisë, në bazë të një informacioni të marrë kanë shkuar në fshatin Velçan, Njësia Administrative Lozhan, Bashkia Maliq, ku në një zonë të pyllëzuar ndodhej një çadër e ndërtuar me dru dhe e rrethuar me plasmas. Kur punonjësit e policisë janë afruar kanë konstatuar në hyrje të çadrës një person, i cili sapo ka parë punonjësit e policisë është larguar me vrap. Punonjësit e policisë janë futur në çadër ku janë konstatuar se ndodheshin dhe katër persona të tjerë, tre prej tyre kanë mundur të largohen, kurse njëri prej tyre (shtetasi Kristjano Tota) është kapur në flagrancë. Nga këqyrja e çadrës është konstatuar se brenda në të ndodheshin një sasi e madhe bimësh, të cilat sipas akteve të ekspertimit rezultuan bimë narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”, si dhe dy armë zjarri ku njëra ishte armë zjarri automatike.
Nga peshimi i gjithë sasisë së lëndës narkotike të gjetur ka rezultuar se ato ishin me një peshë të përgjithshme prej 722(shtatëqind e njëzet e dy) kg dhe 500 (pesëqind) gramë.
Më pas, hetimet i ndoqi Prokuroria e Korçës, në bazë të veprimeve të të cilës u zbulua i gjithë grupi, i përbërë nga 11 persona, të gjithë të arrestuar. Ndërkohë, 4 persona të tjerë u hetuan në gjendje të lirë, për veprën penale të “Moskallëzimit të krimit”.

Dënimet e kërkuara nga Prokuroria e Korçës

Të akuzuar si organizatorë të kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike
1.      Mariglen Zaçellari, të dënohet me 12 vjet burgim
2.      Mikel Çyçllari, të dënohet me 11 vjet burgim
3.      Mirsen Zaçellari, të dënohet me 11 vjet burgim
4.      Nikola Blacëri, të dënohet me 10 vjet burgim
5.      Kristjano Tota, të dënohet me 9 vjet burgim
6.      Geront Latollari, të dënohet me 8 vjet burgim
7.      Xhuljano Salaj, të dënohet me 7 vjet e 6 muaj burgim

Të akuzuar për “Moskallëzim krimi”

8.      Rixhens Gorosela, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
9.      Martin Kreka, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
10.    Enrik Bonollari, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë
11.    Florenc Leka, të dënohet me 300 mijë lekë gjobë

Janë në gjykim të veçuar, të akuzuar për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”

12.   Elton Tota
13.   Gen Tota
14.   Nexhip Ibrahimllari
15.   Emanuel Çyçllari

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.