Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Afera me tokat e Karaburunit, zgjerohet rrethi i hetimeve

25/07/2016
DETAJE/ Afera me tokat e Karaburunit, zgjerohet rrethi i hetimeve
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas sekuestrimit të 220 hektarëve truall në Karaburun, Prokuroria e Krimeve të Rënda zgjeron hetimet për këtë dosje. Një burim i tha Top Channel se, nën hetim janë të gjitha procedurat për Karaburunin, duke qenë se shikohen të dyshimta, e për këtë arsye i është kërkuar Hipotekës që t’i vendosë në dispozicion të gjitha praktikat e pronësisë.
I njëjti veprim hetimor po kryhet edhe në Gjykatën e Vlorës, pas dyshimeve të Prokurorisë Krimeve të Rënda se për rastin e Karaburunit, një grup i strukturuar përmes një mekanizmi falsifikimi ka tjetërsuar qindra hektarë tokë, duke i shitur më pas te persona të tretë edhe përmes formës së mashtrimit.
Burimet shpjeguan se deri më tani janë konstatuar 3 episode falsifikimi në Karaburun. Në episodin e parë, të bërë publik dhe për të cilin janë nën akuzë 5 persona, bëhet fjalë për 220 hektarë tokë në plazhin e Shën Vasilit.
Ndërkohë gjatë hetimeve janë identifikuar edhe dy raste të tjera, po në Karaburun, të tjetërsimit të pronësisë për 89 hektarë dhe 33 hektarë truall e kullota. Të tre episodet i bashkon fakti i dhënies së vendimeve fiktive nga Gjykata e Vlorës, në një kohë që gjyqtarët e përmendur nuk kanë asnjë dijeni për këto çështje. Grupi i hetimit thotë se më pas, të dyshuarit me këto vendime kryenin regjistrimin në Hipotekë, e më tej tjetërsimin e saj.
Deri më tani ndodhen nën akuzë së paku një notere, një avokat dhe një punonjëse e Hipotekës. Për shkak të shpalljes së moskompetencës nga Prokuroria e Vlorës, Gjykata e Krimeve të Rënda ka shqyrtuar më herët rivlerësimin e masave, ndërkohë që pritet të ketë edhe masa të tjera sigurie për disa persona nën hetim. /topchannel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.