Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM/ Për Rrugën e Kombit shqiptarët tani do të paguajnë tre herë

24/07/2016
SHËNIM/ Për Rrugën e Kombit shqiptarët tani do të paguajnë tre herë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Lulzim Omuri *

Akoma pa u qetësuar nga emocionet maratonë të kalimit të reformës në drejtësi, qytetarët e qarkut të Kukësit dhe të gjithë përdoruesit e rrugës së kombit lexuan në media se shpallet taksambledhësi shtesë për këtë rrugë.
Thonë që “të varfrit i shpohet daullja edhe në dasmë!”.
Hapja e kësaj rruge uli në mënyrë të dukshme kostot e transportit si dhe kohën për udhëtimin nga Kukësi drejt metropolit dhe bregdetit dhe jo më pak e rëndësishme shkurtoi distancën Shqipëri Kosovë, edhe një arsye që quhet “Rruga e Kombit”. Shumë banorë të zonës u kthyen në pronat e tyre dhe ndërtuan, dikush një shtëpi, dikush tjetër investoi në bujqësi apo blegtori, pasi tashmë tregu dhe koha ishin shumë më afër e shkurt. Gjithashtu kjo rrugë ndikoi shumë edhe në turizmin duke dashur të përmendim  dhjetëfishimin e turistëve në Valbonë, në malet e Kukësit, në të gjithë luginën e Drinit të Zi dhe atij të bardhë.
Dukshëm është edhe interesi i Kryetarit të Bashkisë Kukës, Bashkim Shehu për realizimin e kushteve të favorshme për investime në afrimin e shumë bizneseve në mënyrë që të ndikojë në uljen e papunësisë në një zonë ku për nga niveli i papunësisë renditet ndër të parat në rang kombëtar, në mos i pari.
Duke u përqendruar në kanalin e impaktit që do të ketë vendosja e kësaj takse në turizëm, ku mbi 50 % vijnë në vend nga trojet shqiptare duke përshkuar Rrugën e Kombit, kjo taksë do të jetë një tregues i reflektuar direkt në shifrat e turizmit vitin e ardhshëm.
Po çfarë ndodh?
Në 22 korrik  jepet njoftimi për shpalljen e një fituesi privat madje i huaj, në një rrugë të ndërtuar nga taksat e qytetarëve shqiptar. Kjo nuk është një rrugë e ndërtuar nga një firmë private e cila në bazë të një kontrate edhe mund ta shfrytëzonte post ndërtimit, por fakti është se e gjitha është investim publik nga buxheti i shtetit.
Qytetarët shqiptar paguajnë sot taksën e qarkullimit e cila paguhet çdo vit nga përdoruesit e automjeteve.
Në këto kushte është fare e thjeshtë situata që do të krijohet. Qytetarët do të paguajnë 3 herë të njëjtën rrugë. Një herë kur u ndërtua, një herë në vit në taksën e qarkullimit dhe tashmë për çdo kalim që do të bëjnë.
Kur një rrugë bëhet me pagesë, gjithmonë shteti ka për detyrë të ofrojë një rrugë alternative për ata që nuk kanë mundësi ta paguajnë atë. Mos vallë po i fton të kalojnë rrugës së vjetër përsëri?
Nëse bëjmë një krahasim për autostradën në një vend fqinj si Maqedonia. Aty paguhet 5.5 euro për 300 km. Ndërsa ne do të paguajmë 5 euro për 100 km një rrugë publike.

* Anëtar i Këshillit Kombëtar të FRPD

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

Protestuesit rrethojnë Parlamentin, një i ri dërgohet në spital, disa të shoqëruar nga policia

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

SHQYRTIMI I KAS/ Të gjitha anketat e PD dhe LSI për qarkun e Vlorës

Marash Logu: Mazhoranca socialiste kreu pesë shkelje kushtetuese në votimin e marrëveshjes sekrete

27/07/2026
Gjyqi për tenderin e Lagunës së Patokut, qeveria mbron deputetin Prenga

Kadastra ka mbivendosur truallin e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë në Tiranë

27/07/2026
Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

Marrëveshja me SHBA me procedurë të përshpejtuar, opozita: Marrëveshja po përdoret nga Rama, ishte në Kuvend prej kohësh

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.