Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Lidhja nga facebook-u/ U njoh me ‘Toni Montanën’, si përfundoi vajza prostitutë

23/07/2016
Lidhja nga facebook-u/ U njoh me ‘Toni Montanën’, si përfundoi vajza prostitutë
Share on FacebookShare on Whatsapp

*Foto/ Filip Shtjefni, 49­vjeçari i njohur me nofkën “Toni Montana”, i cili u arrestua dje nga Policia e Lezhës

Njohja me “Toni Montanën” në rrjetin social “Facebook” pasoi një fund të dhimbshëm për një vajzë 23 vjeçe nga Korça.

“I dashuri” virtual, i divorcuar dy herë më parë, e kishte bindur vajzën me iniciale E.M., që të braktiste familjen e saj dhe të nisej për një jetë të re në Lezhë. Por Filip Shtjefni, i cili në rrjetin social ishte regjistruar si “Toni Montana”, e ka mbajtur atë peng për tri ditë dhe e ka shfrytëzuar në një lokal që dyshohet se e përdorte për qëllime të tilla. Pas tri ditësh, ajo ka mundur të largohet dhe të bëjë denoncim në Policinë e Lezhës. Në gjendje të tronditur, me sa duket ka pasur frikë të shkojë në banesën e saj në Korçë, ndaj i ka kërkuar policisë që ta dorëzonin te një kushërirë e saj në Tiranë. Por në kushtet e një tronditjeje të fortë psikologjike, si pasojë e shfrytëzimit jashtë dëshirës së saj dhe zhgënjimit nga i dashuri, ajo ka tentuar të vetëvritet duke u hedhur nga kati i dytë.

Gjendja e saj është mjaft e rëndë, ndërsa policia dje ka arrestuar të dyshuarin, Filip Shtjefni (me nofkën Toni Montana), 49 vjeç, nga fshati Gramsh i Lezhës dhe Lula Marku, 47 vjeçe, nga qyteti i Lezhës. Sipas Policisë, këta dy shtetas në bashkëpunim me njëri­tjetrin kishin marrë një lokal me qira në rrugën e “Shtrausit” dhe e përdornin prej disa kohësh si kamuflim për shfrytëzim prostitucioni. Vajzat gjendeshin nga ana e 49­ vjeçarit, nëpërmjet rrjetit social “Facebook”. Ai dyshohet se “peshkonte” vajza, kryesisht nga rrethe të tjera të vendit, të cilat, pasi i bënte të dashuroheshin pas tij që në bisedat virtuale, më pas i ftonte për takim në Lezhë. Pikërisht këtu niste aventura, pasi në vend të martesës dhe jetës së lumtur, ashtu siç iu premtonte në biseda më parë, ai i detyronte ato të prostituonin në lokalin e marrë me qira.

Ka qenë denoncimi i 23­ vjeçares nga Korça, e cila çoi në zbulimin e kësaj baze prostitucioni. Vajza me iniciale E.M. ka deklaruar disa ditë më parë në Polici se 49­vjeçari nga Lezha e kishte mashtruar, duke e detyruar që të vinte në Lezh.

Marre nga gazeta panorama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.