Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/Mynih, 9 të vdekur nga “sulmi terrorist”, një nga autorët i vrarë

22/07/2016
VIDEO/Mynih, 9 të vdekur nga “sulmi terrorist”, një nga autorët i vrarë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Të paktën 9 persona kanë mbetur të vrarë dhe disa të tjerë të plagosur, pas asaj që policia gjermane e ka përshkruar si “një sulm të mundshëm terrorist” në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, në Mynih të Gjermanisë. Aktualisht policia është në ndjekje të agresorëve, ndërkohë që numri i viktimave është konfirmuar nga Policia e Mynihut.

Policia bavareze bëri të ditur se dëshmitarë kanë informuar përmes telefonit se kanë parë 3 agresorë të armatosur në rrugët përreth vendngjarjes, të cilët iu drejtuan fillimisht qendrës tregtare e më pas janë larguar për nga stacioni i metrosë. Ata janë ende në arrati, ndërsa ka raportime se njëri prej tyre është vetëvrarë, por asnjë konfirmim zyrtar nga policia.

Të shtënat nisën rreth orës 18 të pasdites së sotme në restorantin “McDonald” që ndodhet në qendrën tregtare.

Presidenti amerikan Barack Obama ka folur shkurtimisht për ngjarjen në Gjermani, e më pas ofroi ngushëllimet e tij për viktimat e mundshëm si dhe u angazhua për mbështetje ndaj Gjermanisë, në atë që ai e përshkroi si një prej aleatëve më të afërt të Amerikës.

Ndërkohë, sipas medias lokale “Muencher Abendzeitung” bëhet fjalë për rreth 15 të vrarë në qendrën tregtare, ndërsa kanali televiziv “German NTV” bën të ditur se viktimat janë 10.

Policia tha më herët se ishin duke u përballur me një situatë “të shtënash të tërbuara”. Raportime të tjera flasin se të shtëna janë dëgjuar edhe në sheshin “Karslplatz” në qendër të Mynihut, por këto nuk janë konfirmuar ende nga policia. Të gjithë drejtuesit e taksive janë këshilluar të shmangin zonën e sheshit “Karlsplatz”. Policia beson se agresorët janë “disa”, sipas asaj që raporton “Die Ëelt”.

Faktin për disa viktima në qendrën tregtare është konfirmuar edhe nga policia, sipas asaj që raporton “Reuters”, por numri mbetet ende mister. Të shtënat janë dëgjuar edhe në një video të publikuar në “Tëitter” nga një dëshmitar. Një agresor ka qëlluar njerëzit e ndodhur në një kafene të qendrës tregtare, por edhe në një stacion metroje, sipas “BR24”, një prej mediave gjermane që citon dëshmitarë. “Një ose disa agresorë janë ende në arrati”, bën të ditur “Die Ëelt”, duke cituar policinë.

Personi që kishte hyrë në qendrën tregtare ka hapur zjarr pa dallim, duke plagosur edhe disa persona. Më pas, ai është larguar nga qendra tregtare dhe është drejtuar për në stacionin e metrosë. Policia gjermane, e cila po zhvillon një operacion masiv, ka paralajmëruar njerëzit të shmangin zonat përreth qendrës tregtare dhe të qëndrojnë brenda shtëpive. “Largohuni nga rrugët”, shkruan policia në “Tëitter”.

Qendra tregtare është evakuuar thuajse tërësisht. Një prani e jashtëzakonshme policore shihet në vendngjarje dhe në qendër të Mynihut. Stafi i qendrës tregtare mbeten ende e bllokuar në ndërtesë, ndërsa një punonjës i saj ka thënë për “Reuters” se shumë njerëz janë futur nëpër magazina.

Autoritetet gjermane të Transportit kanë bërë të ditur se kanë ndalur udhëtimet e disa autobusëve, trenave dhe tramvajeve. Sipas disa raportimeve të cituara nga “Die Ëelt”, të shtënat nisën në dyqanin “McDonald” të ndodhur në qendrën tregtare.tch

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

Trump: Ushtria amerikane eliminoi liderin e Tren de Aragua, “Niño Guerrero”

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.