Kryeministri Edi Rama ka postuar një mesazh përmes të cilit nuk le më dyshime për votimin e reformës. “Reforma o do votohet o do votohet! Historia nuk ndalet dot me manovra ne xunkth, thirrja e saj shemb çdo mur shurdherie. Ky vend eshte i popullit dhe ky popull i perket Europes!”, deklaron Rama.
Negociatorët e tri partive një natë më parë arritën konsensus të plotë por një propozimq ë erdhi nga një prej ekspertëve ndërkombëtarë ndaloi procesin. Negociatori i PD Oerd Bylykbashi e konsideroi propozimin një standard afrikan dhe jo të Venecias.





