Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Deputetët PD në pritje, përfaqësuesit e PS-së refuzojnë mbledhjen e komisionit të reformës

20/07/2016
FOTO/ Deputetët PD në pritje, përfaqësuesit e PS-së refuzojnë mbledhjen e komisionit të reformës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas kërkesës së kryeparlamentarit Ilir Meta, mësohet se deputetët e PD-së dhe LSI-së, anëtarë të komisionit parlamentar të reformës së drejtësisë, si dhe negociatorët e këtyre partive, janë mbledhur në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Por me gjithë kohën e konsiderueshme të pritjes së tyre, ende nuk kanë mbërritur deputetët e PS-së.
“Nata ra’ siç e pata merakun…. Dhe, siç ia pata frikën pak orë më parë, po presim në Kuvend të mblidhet Komisioni i Posaçëm për të përfshirë në draft marrëveshjen e arritur pak orë më parë, se ndryshe nuk miratohet dot në seancën e nesërme…
Shokët e Partisë janë fshehur dhe nuk përgjigjen…
Mjerot anembanë kanë marrë porosi të raportojnë se ç’po bisedohet në … mbledhjen që ende s’po mblidhet…”, shkruan në “Facebook” deputeti demokrat Gent Strazimir, anëtar i këtij komisioni, i cili publikon edhe këtë foto.
“Alarmi” për moskonkretizimin e marrëveshjes konsensuale të arritur në mesditë, u bë prezent nga burime zyrtare të Konferencës së Kryetareve, e cila u mblodh pasdite për të vendosur sesi do të menaxhohet seanca e së enjtes.
Çështja kryesore e saj ishte votimi i ndryshimeve kushtetuese, por kryetarët e grupeve parlamentare janë përballur me faktin se në tryezën e punës nuk ka një draft që reflekton ndryshimet e dakordësuara.
Burimet konfirmojnë se Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka kërkuar komisionit të mblidhet urgjentisht me prezencën edhe të negociatorëve, me qëllim zbardhjen e marrëveshjes së arritur me ndërmjetësimin e Komisionerit për Zgjerimin, Johanes Hahn. Por ende, pas këtij apeli dhe pas pritjes së gjatë të pjesës tjetër të deputetëve e negociatorëve, të PD dhe LSI, ata të PS-së nuk po shkojnë.

komisioni reformes ne drejtesi, salla bosh 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
EMRAT/ 3 arrestime për dhunën ndaj oficerëve të BKH  në Fier

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, dy persona të plagosur

08/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

Tym e zjarr tek një karburant në Tiranë, 3 të plagosur

09/09/2026
VIDEO/ Dalin pamjet nga vendi i ngjarjes, 4 të plagosur në Lundër

Të shtëna me armë zjarri në Laprakë, mësohen emrat e personave që u qëlluan

08/09/2026
Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

Luan Muçaj rrëfen si lindi konflikti me Bedinaj, pronat në Palasë dhe mbivendosja

08/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.