Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PD: Rama, lincim publik për gjykatësin që dha vendimin për përgjimin

15/06/2016
PD: Rama, lincim publik për gjykatësin që dha vendimin për përgjimin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga njëra anë, Edi Rama predikon vetingun, pra vlerësimin e gjykatësve, dhe propagandon që atë ta bëjnë profesionistët e jo partitë, nga ana tjetër ka vërsulur një taborr me policë kundër gjykatësit që dha një vendim që nuk i pëlqen atij, një vendim bazuar mbi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, mbi skandalin e përgjimeve, deklaroi sot në një dalje për mediat Sekretari për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso.

“Linçimi publik mesjetar që po i bën gjykatësit sepse nuk dha masën që donte ai, në një përpjekje për të trembur gjykatën e apelit para vendimit për Cakon e tij, tregon mirëfilli, e nxjerr lakuriq, konceptin e Edi Ramës për drejtësinë dhe institucionet e drejtësisë.

Kjo është gjithashtu një vepër e rëndë penale, shkelje e nenit 145 pika 3 e Kushtetutës që ndalon ndërhyrjen në veprimtarinë e gjykatave.

Edi Rama po e shkel ligjin themelor, duke kërcënuar çdo gjykatës e prokuror në vend, duke u thënë se nëse hetoni kundër meje, nëse jepni vendime kundër meje, unë ju vërsul policinë.

Me fletërrufe e me aksione prej gestapoje, Edi Rama po u tregon gjykatësve dhe prokurorëve se i pret fati i Arjan Aliajt nëse guxojnë të hetojnë, të bëjnë drejtësi, kundër krimeve të tij, kundër korrupsionit të tij.

Për kujtesë, Arjan Aliaj është i njëjti gjyqtar që për Edi Ramën ishte në rregull, kur liroi babain e Saimir Tahirit të akuzuar për kontrabandë ilaçesh.

Partia Demokratike është pa asnjë rezervë në favor të hetimit të pasurisë së gjykatësve e çdo zyrtari në vend. Por vetëm bazuar mbi ligj, e kur kjo bëhet nga institucionet që kushtetuta ngarkon me këtë detyrë.

Edi Rama po dëshmon çdo ditë motivin e vërtetë që ka për reformën në drejtësi, që është kapja e saj. Kërkon ta ketë nën kontroll, që ai të verifikojë pasurinë e gjykatësve e prokurorëve, që ai të vlerësojë vendimet e tyre, që ai të caktojë kush qëndron e kush ikën.

Edi Rama kërkon ta ketë drejtësinë nën hyqëm, që të mbrojë krimet e tij, të mbrojë batërdinë e vjedhjeve në shëndetësi e dogana, grykësinë e tenderave që i ndan me miqtë, plaçkitjen e pasurive publike, aferat skandaloze si ajo e stadiumit, lidhjet me bandat e trafikantët, të mbrojë krimin shtetëror të përgjimit të paligjshëm.

Eshtë sot detyrë kombëtare të mos e lejojmë Edi Ramën ta vendosë drejtësinë nën këmbët e tij.

Opozita është e vendosur për të mos lejuar kapjen mafioze të drejtësisë nga Edi Rama.

Do të ketë drejtësi sipas Venecias, vetëm sipas Venecias, sipas parimeve e standarteve të saj”, tha Kaso.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.