Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“QUARANTA”/ Drogë me mushka nga Lazarati drejt Europës, 7 të arrestuar

11/06/2016
“QUARANTA”/ Drogë me mushka nga Lazarati drejt Europës, 7 të arrestuar

Foto Ilustruese

Share on FacebookShare on Whatsapp

Shtatë persona janë arrestuar për akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Policia informoi sot se operacioni i koduar ” “QUARANTA” është finalizuar dje, 10 qershor 2016 ndërsa hetimet janë shtrirë për një periudhë 3 vjeçare. Shtetasit e arrestuar në vendin tonë ishin pjesë e tre grupeve kriminale që operonin në Tiranë, Durrës, Fier, Gjirokastër dhe Sarandë.Lënda narkotike kryesisht sigurohej në Lazarat dhe në malësinë e Vlorës.

Të arrestuarit

“Në kuadër të procedimit penal nr.172/2013, janë arrestuar

Petro (Abedin) Kuçi, 47 vjeç, banues në Stiar, Delvinë, (Organizator)

Arben Kanina, 44 vjeç, banues në Delvinë, (Organizator)

Mirel Ademi, 31 vjeç, banues në Delvinë, (Transportues)

Artur Shukulli, 42 vjeç, banues në Delvinë, (Transportues)

Donald (Qosja) Shandro, 36 vjeç, banues në Lushnje, (Organizator)

Bledar Murati, 29 vjeç, banues në Durrës, (Transportues)

Xhovan Saraçi, 30 vjeç, banues në Durrës, (Transportues)

Tre vjet hetime

Proçedimi penal numër 172, është regjistruar pranë Prokurorisë për Krime të Rënda në shtator të vitit 2013.

Policia e shtetit informon:Hetimi ka pasur një shtrirje kohore rreth tre vjeçare, kohë gjatë së cilës janë sekuestruar në vendin tonë dhe në Zvicër në disa raste; 85kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, në datën 05.10.2013, në Tiranë. 670.135 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa në datën 29.04.2014, në Sarandë, në Pyllin e Gështenjave në afersi te vendit të quajtur Bushnec. 60 gram lëndë narkotike e llojit Kokainë, në datën 06.06.2014, në Kavajë dhe Fier 6 kg e 900 gr lëndë narkotike e llojit Heroinë, gjatë viteve 2013 dhe 2014 në Zvicër. 1.5kg lëndë narkotike e llojit Kokainë, në Zvicër gjatë vitit 2014. Në kuadër të këtij procedimi janë arrestuar gjithsej në vendin tonë dhe në Zvicër 16 shtetas, nga të cilët 3 në Zvicër dhe 13 në vendin tonë.

Droga nga Lazarati transportohej me mushka

Policia informon:Lënda narkotike kryesisht sigurohej në Lazarat dhe në malësinë e Vlorës. Më pas transportohej me mushka, grumbullohej në zonën e pyllëzuar të Delvinës ose në shtëpi të pa banuara dhe trafikohej drejt Greqisë ose Italisë. Po bashkëpunohet me partnerët e vendeve të tranzitit dhe destinacionit të lëndëve narkotike, me qëllim shkëmbimin e informacionit dhe materialeve proceduriale, që dokumentojnë me prova ligjore aktivitetin kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni

Operacioni është ndërmarrë nga Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, Drejtoritë Vendore të Policisë Durrës, Fier dhe Vlorë, nën koordinimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

Zjarri në Himarë, digjen 7 banesa, ndërhyrja nga ajri nis në mëngjes

05/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

FOTO GALERI/ Shqiptarët më të famshëm në botë

10 vite nga shenjtërimi i Nënë Terezës, nëna e të gjithë atyre që kanë nevojë

05/09/2026
DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

DITA 98/ Paralajmërohet protestë masive për 100-ditëshin

05/09/2026
Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kryetarit të PD-së

05/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.