Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VENDIMET/ Ja si Sokol Sadushi, Fehmi Abdiu dhe Bamir Topi kthyen në punë gjyqtarin Arjan Aliaj

08/06/2016
VENDIMET/ Ja si Sokol Sadushi, Fehmi Abdiu dhe Bamir Topi kthyen në punë gjyqtarin Arjan Aliaj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjyqtari Arjan ALiaj u rikthye në detyrë në vitin 2009, pas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të viti 2003.
“Si mund të kthehet në detyrë që liron nga burgu një përdhunues? Si mund të kthehet kur liron një vrasës?”, pyeste Saimir Tahiri sot nga Panairi i Policsë.
Dhe ja si u rikthye Arjan Aliaj në punë.
Fillimisht është
Vendimi  nr. 11, datë 02. 04. 2003
, që e rikthen këtë gjyqtar në detyrë. Për ironi, në atë kohë, kjo gjykatë drejtohej nga “i pavaruri” Fehmi Abdiu, ndërsa relator i kësaj çështje ishte Sokol Sadushi, aktualisht drejtor i Shkollës së Magjistraturës, i zgjedhur në këtë detyrë, gjatat “erës së Rilindjes”.
Sipas këtij vendimi,

v11“Gjatë shqyrtimit të çështjes nga Gjykata Kushtetuese, rezultoi se Këshilli i Lartë i Drejtësisë, në marrjen e vendimit për shkarkimin e kërkuesit nga detyra, ka zhvilluar një proces jo të rregullt ligjor, në kundërshtim me nenin 42/1 të Kushtetutës. Ai nuk i ka siguruar kërkuesit mundësinë për t’u dëgjuar e mbrojtur në seancën e shqyrtimit të çështjes, gjë që ka prekur të drejtat e tij, të njohura nga Kushtetuta dhe ligji ‘Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë’…
Vendimi i Këshillit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin e kërkuesit nga detyra, është mbështetur në vlerësimin negativ që i ka bërë grupi i inspektorëve 11 vendimeve gjyqësore të dhëna prej tij. Në këtë mënyrë, ky Këshill, ka hyrë në vlerësimin e ligjshmërisë dhe bazueshmërisë të vendimeve gjyqësore të dhëna prej kërkuesit, sepse këto vlerësime, kryesisht, janë bërë për zbatim të gabuar të ligjit, për caktimin e masave të buta të dënimit, për mosvlerësim të drejtë të rrezikshmërisë shoqërore të veprës si dhe për mosvlerësim të drejtë të personalitetit të autorit të veprës.
Sipas nenit 135 të Kushtetutës, pushteti gjyqësor ushtrohet nga Gjykata e Lartë, nga gjykata e apelit dhe gjykata e shkallës së parë. Ky pushtet ushtrohet i shkallëzuar sipas parimit të kontrollit të vendimeve të gjykatave më të ulëta nga gjykatat më të larta. Kjo do të thotë se përderisa vendimet nuk janë prishur ose ndryshuar nga një gjykatë më e lartë, asnjë organ tjetër shtetëror, qoftë edhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nuk ka të drejtë t’i prekë ato dhe as të ngarkojë me përgjegjësi disiplinore gjyqtarin e çështjes për këto vendime”.

vkldPas këtij vendimi, 6 vite më vonë, Vendi Nr. 256, datë 02. 12. 2009 i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i drejtuar nga Bamir Topi, sot në koalicion me Edi Ramën, në pikën 4 të tij thotë se
“Rishqyrtoi procedimin disiplinor ndaj gjyqtarit së Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Arjan Aliaj, në zbatim të vendimit Nr. 11, datë 02. 04. 2003 të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë, si dhe pasi dëgjoi Ministrin e Drejtësisë, i cili kërkoi ndryshimin e masës disiplinore të propozuar ndaj këtij gjyqtari, nga “shkarkim nga detyra ” në masën tjetër disiplinore “vërejtje”, votoi këtë masë dhe në përfundim, vendosi të rrëzojë kërkesën për këtë masë disiplinore”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

Rama nuk blen dot Filen, protestuesit hapin fond, shkon në 150 mijë dollarë

25/07/2026
DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

DITA 55/ Ramës nuk i besojmë më, deputetët nuk na përfaqësojnë

24/07/2026
Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

Epilog tragjik i pengmarrjes në Roskovec, shkon në 3 numri i viktimave

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.