Një nuse britanike ka patur probleme me planifikimin e dasmës në momentin kur nëna e saj, ka vendosur që në ftesat e banketit të përfshijë informacionin, që në pjatat e servirur do të jenë vetëm ushqim vegjetarian.
Sugjerimi për ushqimin ka ardhur nga nusja e cila konsumon vetë ushqim vegjetarian. Ajo ka akuzuar nënën e saj, pasi ftesat e dasmës po refuzohen nga të afërmit e saj.
Nëna e nuses 79-vjeçarja Kathy Craig nga Britania, ka thënë se e ka mbështetur idenë e saj për ushqimin vegjetarian, por të afërmit e ftuar në dasmë duhet ta dinin këtë informacion.
Por kjo gjë ka bërë që shumë nga të ftuarit në dasmë të refuzojnë ftesat.
“Vajza ime është e bindur se dasma duhet të ketë ushqim vegjetarian, kjo është dëshira e saj për ta vendosur, por ne dërguam ftesat dhe unë mendova se do të ishte një ide e mirë të përfshinim informacion në lidhje me ushqimin që do të jetë vegjetarian”, ka thënë ajo.
Ajo ka shtuar se nuk e kupton faktin që në dasmë duhet të ketë vetëm ushqim vegjetarian dhe jo një përzierje të produkteve të ndryshme, në mënyrë që të gjithë të mbeten të kënaqur.
Ndërkohë, nusja ka thënë se të afërmit e saj nuk e kanë idenë e ushqimit vegjetarian dhe se dita e dasmës së saj është më e rëndësishme, se preferencat e të ftuarve. E ne fund ne ngrjme veten nje pyetje; A do te behet kjo dasem ??





