Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Nishani pret Kotzias: T’i adresojmë të gjitha çështjet dypalëshe pa paragjykime

06/06/2016
Nishani pret Kotzias: T’i adresojmë të gjitha çështjet dypalëshe pa paragjykime
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim të veçantë Ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Greqisë, Nikos Kotzias, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri.
Presidenti i Republikës përshëndeti këtë vizitë të dytë të Ministrit Kotzias në Shqipëri brenda një viti, duke e vlerësuar si një dëshmi inkurajuese të marrëdhënieve shumëdimensionale e dinamike të fqinjësisë së mirë. Kreu i Shtetit e konsideroi këtë takim si vazhdim i shprehjes së marrëdhënieve të natyrshme mes dy vendeve, të cilat i bashkojnë interesa me karakter strategjik.
Në këtë takim, Presidenti Nishani gjeti edhe njëherë rastin për të shprehur falënderimet dhe mirënjohjen për popullin dhe shtetin grek për mikpritjen e ndihmën që iu dhanë qindra mijëra emigrantëve nga Shqipëria që nga fillimi i viteve ‘90 e në vijim.
Kreu i Shtetit theksoi se falë traditës historike të bashkëpunimit të dy vendet duhet që me vullnet dhe angazhim të përbashkët t’i forcojnë më tej raportet e besimit, si dhe t’i adresojnë të gjitha çështjet dypalëshe pa paragjykime, në funksion të realiteteve dhe nxitjes së mëtejshme të marrëdhënieve mes dy vendeve në të gjitha aspektet.
Në takim Presidenti Nishani bisedoi lidhur me çështjet e agjendës dypalëshe, përfshirë  bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor, abrogimin e ligjit të luftës, çështjen e pronave të shtetasve shqiptarë në Greqi, çështjet e komunitetit çam, bashkëpunimin rajonal, etj.
Presidenti i Republikës theksoi gjithashtu se marrëdhëniet mes dy vendeve kanë një impakt të madh edhe në kuadrin e zhvillimeve rajonale, pasi si dy prej fqinjëve më të vjetër në rajon, kanë një rol për të luajtur dhe kontribut për të dhënë në dobi të paqes dhe sigurisë në rajonin e Evropës Juglindore.
Në këtë këndvështrim, Presidenti Nishani u shpreh se është shumë e nevojshme njohja dhe mbështetja e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Evropian dhe theksoi se beson se zëri i Greqisë për stabilitetin dhe paqen në rajon mbetet një zë shumë i rëndësishëm.
Gjatë takimit u bisedua edhe për situatën e refugjatëve të ardhur në Greqi nga zonat në konflikt të Lindjes së Mesme, duke evidentuar bashkëpunimin e mirë dypalësh dhe me Bashkimin Evropian në këtë aspekt.

Po ndodh

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

MEDIA E MADHE GJERMANE/ Pse ‘Flamingot’ nuk thyhen dhe pse Rama nuk bie

21/09/2026
Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

SARANDË/ Vritet me armë zjarri Artan Myrtaj, plagoset një 73-vjeçar kalimtar

20/09/2026
DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

DITA 112/ Më 8 tetor protestë te Kuvendi, të ndalim ligjin për ‘Reformën territoriale’

19/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta/ Bllokohet hyrja përballë Kalasë së Tiranës, kordon policor pranë Kuvendit

MEDIA E MADHE GJERMANE/ Pse ‘Flamingot’ nuk thyhen dhe pse Rama nuk bie

21/09/2026
Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

Berisha në SPAK: Të gjitha arsyet pse Rama duhet hetuar nga Prokuroria e Posaçme

21/09/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Moody’s: Çmimet e banesave rrezik për ekonominë shqiptare, korrupsioni problem i madh

21/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

163.785 artikuj gjithsej