Vetëm pak orë përpara se kryetari i PDsë, Lulzim Basha dhe kryeministri Edi Rama të takohen në Pallatin e Kongreseve, ambasadorët kanë nisur takimet e tyre. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se prej orës 11.00 është duke u zhvilluar një takim mes kryetarit të PDsë Basha dhe ambasadorit amerikan në vendin tonë, Donald Lu, shkruan Panorama.
Besohet se çështja kryesore që po diskutohet është ajo e reformës në Drejtësi. Në fundjavë, një prej zyrtarëve më të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland, ndihmësSekretarja e Shtetit për Çështje Europiane dhe të Euroazisë ka telefonuar Bashën dhe Berishën dhe u ka kërkuar të votojnë draftin për Reformën në Drejtësi. Ndihmës Sekretarja Nuland theksoi se udhëheqësit e partive politike duhet ta përdorin takimin e 6 qershorit midis Basha dhe Kryeministrit Rama për të rënë dakord për miratimin e shpejtë të një pakete reforme kuptimplotë dhe tërësore në drejtësi.
Nuland theksoi se kjo reformë gëzon mbështetje të mirë mes popullit shqiptar dhe mbetet një prioritet i lartë në marrëdhëniet SHBAShqipëri dhe për përparimin e Shqipërisë drejt BEsë. Në një njoftim për shtyp, selia blu njofton se kryetari i Partise Demokratike Lulzim Basha në bisedën telefonike me ndihmessekretaren e Shtetit Victoria Nuland, e informoi mbi ecurine e reformes ne drejtesi dhe ne vecanti mbi propozimet e Partise Demokratike per te zgjidhur ceshtjet e mbetura pezull. “Zoti Basha rikonformoi qendrimin e Partise Demokratike ne mbeshtetje te formules se vendeve te rezervuara te propozuar nga SHBA dhe BE qe prej muajit shkurt 2016 per institucionet e reja te sistemit te drejtesise, si dhe e njohu ndihmessekretaren e Shtetit me zgjidhjet e propozuara nga Partia Demokratike per thjeshtimin e arkitektures se drejtesise ne funksion te mos kapjes politike.
Duke theksuar se korrupsioni ne drejtesi eshte produkt dhe pasoje e korrupsionit politik, Basha nenvizoi vendosmerine e opozites per te garantuar kushtet per zgjedhje te lira dhe te ndershme dhe ne vecanti per votimin biometrik dhe elektronik si prioriteti kryesor i demokracise shqiptare”, thuhet në njoftimin për shtyp të PD.





