Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO GALERI/ Çelet sezoni turistik në Valbonë

05/06/2016
FOTO GALERI/ Çelet sezoni turistik në Valbonë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Image GalleryTë premten Bashkia e Tropojës hapi sezonin turistik në Valbonë. Në aktivitetin “Tropoja Turistike”, pati një sërë aktivitetesh të cilat startuan në orën 10:00 te Muzeu i qytetit në Bajram Currit, me hapjen e zyrës së turizmit dhe ekspozitës fotografike të Tropojës, për të vazhduar më tej me panaire dhe aktivitete të tjera festive në Valbonë.
Në këtë ditë veç banorëve vendas dhe deputetëve të kuvendit të Shqipërisë, Mimoza Hajdarmataj, Sherefedin Shehu, dhe ish deputeti Jemin Gjana, si edhe drejtuesit vendorë të qarkut Kukës.
Në fjalën e tij në aktivitetin “Tropoja Turistike” dhe ceremoninë e organizuar në Valbonë kryetari i bashkisë së Tropojës Besnik Dushaj tha se, “tash jemi këtu ne Valbonë, në gjirin e kësaj parajse të krijuar nga Zoti, mirë se erdhët në vendin e njohur të mikpritjes shqiptare, në Valbonë dhe Malësinë e Gjakovës! Kur flasim për destinacione dhe resurse turistike kemi parasysh Tropojën, e rrethuar nga dy liqene të mrekullueshëm, i Komanit e Fierzës dhe me shumë lumenj e liqene malorë deri në lartësi të Jezercës e Dobërdolit. Një luginë pjellore e njohur si lug i Malësisë, me pllaja dhe bjeshkë, me male të larta, me bukuri dhe madhështi. Për në Tropojë, turistët vijnë jo vetëm nga Qafa e Morinës, apo liqeni i Komanit, jo vetëm nga Qafa e Malit apo Qafa e Luzhës por nga Veriu e Perëndimi, nga qafat e maleve, nga Bjeshkët e Kosovës, Plava e Gucia, nga Thethi e Dukagjini”.
Kreu i bashkisë së Tropojës vijoi me fjalën e tij duke theksuar se, “nuk mund të ketë turizëm të nivelit të kërkuar dhe me leverdi ekonomike, pa resurse njerëzore, ekonomike, infrastrukture të pranueshme dhe ndihmë nga shteti. Dhe kjo ndihmë mendoj se duhet të konsistojë në subvencionimin e prodhuesve, apo bizneseve që promovojnë tradicionalen e zonës, si dhe të reduktojë, ose t’i heqë tërësisht taksat për një periudhe të caktuar kohore atyre bizneseve që investojnë në infrastrukturën turistike në zonat malore, kur dihet se ky lloj investimi ka një kosto të lartë. Një tjetër ndihmë që qeveria mendoj mund të jepte, është hapja e shkollave të mesme, apo kurseve këtu në Tropojë, ku të rinjtë të kualifikohen në turizëm, bujqësi, blegtori, kuzhinë , marketing etj. Unë mendoj se Tropoja ka tokën, blegtorinë, frutikulturën, bletarinë, ka njerëz punëtorë, dhe në stinët e verës e vjeshtës nuk është nevoja të sjellim nga rrethet e tjera produktet që kërkon kulinaria turistike”.
Nga ana e saj deputetja e Tropojës Mimoza Hajdarmataj, duke vlerësuar Tropojën turistike si një mrekulli të Alpeve shqiptare, u shpreh se “uroj dhe dëshiroj që ky sezon të jetë model për gjithë Shqipërinë. Të përcjellim vlerat e Tropojës dhe cilësitë më të mira të traditës dhe mikpritjes shqiptare”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit rikthehen në protestë, tensione dhe përplasje me policinë

13/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

Protesta e 14-të para Kryeministrisë, qytetarë nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora mbushin bulevardin

13/06/2026
Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

Berisha: Në protestë të jenë vetëm si qytetarë, prania ime do të dëmtonte karakterin qytetar të saj

13/06/2026
VIDEO/Ardit Bido tregon me emra se ku shkuan fondet sekrete greke

Deputeti Ardit Bido publikon përgënjeshtrim ndaj BIRN dhe kërkon sqarime publike

13/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.