Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama: Shpresoj të jem mirë nga mendja…

05/06/2016
Edi Rama: Shpresoj të jem mirë nga mendja…
Share on FacebookShare on Whatsapp

Gjatë një interviste bërë nga Bruno Ziauddin dhe Mikael Krogerus për revistën Das Magazin, Kryeministri Edi Rama ka përshkruar gjendjen stresante dhe plot presione në të cilin ndodhet Kryeministri i vendit. Ai flet për fotot që e tregojnë të plakur, nje gjendje skizofrenike mes artit dhe politikës ndërkohë që në fund të intervistës thotë se shpresoj se nuk do të vras veten.

Das Magazin: Dhjetë vjet më parë, një miku juaj i ngushtë kishte thënë për ju: “Edi është i dashuruar me politikën. Ai flet për politikën me të njëjtin entuziazëm që flet për një grua, me të cilën ka rënë në dashuri.” Si është marrëdhënia juaj sot me politikën? Dhoma gjumi të ndara ? Apo gati për divorc?

Edi Rama: Jo, politika është fantastike. Është një instrument për të përmirësuar jetën e njerëzve. Fakti që ajo mund të shkaktojë dëme, nuk ndryshon asgjë. Politika nuk është më pak e rrezikshme për shkak se ajo mund të krijojë iluzione. Sidomos vetë politikanët janë të ndjeshëm. Për pjesën time, unë shpresoj se do të jem mirë nga mendja, kur të heq dorë.

Das Magazin: Revistës “Neë Yorker” i keni thënë se kalimi juaj nga Arti në Politikë, ka qenë “sikur të kesh ndryshuar seks, gjini”.Çfarë ka mësuar politikani Edi Rama nga Arti?

Edi Rama: Arti më ka ndihmuar të kuptoj fuqinë e imazheve që e kanë prejardhjen nga kultura. Dhe unë e di se duhen shumë e shumë mënyra për të komunikuar me njerëzit. Në të kundërt, shpresoj që të mos kem përfituar si artist nga politika. Sepse do të ishte pastaj një katastrofë e vërtetë.

Das Magazin: Si e konsideroni veten një artist apo një ish-artist?

Edi Rama: Jeta më ka përqafuar në një mënyrë të tillë, që ma bën gati të pamundur të them me një përcaktor të qartë se kush unë jam. Jam në një gjendje skizofrenike midis artit dhe politikës dhe shpresoj shumë që të ketë një jetë të tretë për mua. Që të mos jetë nevoja e kontradiksionit midis dy poleve të tjerë. Por për të shkuar tek ajo jetë, mua do të më duhej që të ndahesha nga politika.

Das Magazin: Thuhet se pushteti e ndryshon njeriun.. A vlen kjo për ju?

Edi Rama: Shikoni fotot e mia gjatë fushatave elektorale. Dhe më shihni mua tani. Ju shikoni një person që është plakur me shpejtësi. Kjo nga ana tjetër është një reflektim i asaj që po ndodh brenda meje. Më ka bërë politika mua një njeri të keq ? Nuk mund të jap unë përgjigje për këtë. Shpresoj që jo.

Das Magazin: Ju keni qenë anëtar i ekipit kombëtar të basketbollit shqiptar dhe fizikisht keni qenë shumë i përgatitur, por megjithatë nuk keni mundur ta parandaloni dhunën fizike që është ushtruar ndaj jush gjatë periudhës të lëvizjes demokratike. Ajo eksperiencë çfarë përvoje ka qenë për ju?

Edi Rama: Një përvojë e tmerrshme. Ju humbni një pjesë të autonomisë. Kur besimi në trupin tënd është tronditur.

Das Magazin: Niklaus Meienberg, gazetari më i rëndësishëm zviceran në vitet shtatëdhjetë dhe tetëdhjetë, me një staturë gjigande, i ka përshkruar pasojat e një sulmi shumë të ngjashëm. Ai kurrë nuk është shëruar me të vërtetë nga kjo dhe më pas kreu vetëvrasje.

Edi Rama: Këtë unë e kuptoj… dhe shpresoj që një ditë të mos e vras veten. (Ai shikon orën dhe ngrihet nga tavolina). Tani me keqardhje më duhet t’ju flakë përjashta.

Fotografia nga Armin Smailovic. Shqipëroi nga gjermanishtja Elida Buçpapaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

Protesta e 70-të, Kokaj: “Kemi vrarë frikën, nuk largohemi pa ikur Rama”

08/08/2026
Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

Flori Kasaj fiton Çmimin letrar “Dega e Ullirit” në Panairin e Librit, Ulqin, 2026

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.