Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

ARTAN LAME/ Bunkeri si çelësi i hyrjes në Pogradec dhe një bisedë me Sokol Olldashin

05/06/2016
ARTAN LAME/ Bunkeri si çelësi i hyrjes në Pogradec dhe një bisedë me Sokol Olldashin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kam mbi 40 vjet që kaloj bri këtij bunkeri, mbi 20 vjet që dua ta vizitoj e studioj dhe nja 10 vjet që përpiqem ta shpëtoj dhe … më në fund.
Arkitektura ushtarake dhe e fortifikimeve të periudhës Luftës I Botërore dhe veçanërisht pastaj ato L. II, janë nga më të rrallat dhe të mbrojturat nëpër fushat e betejave evropiane, për një arsye të thjeshtë: Janë shumë të rralla. Koha e kalave dhe kështjellave kish perënduar me kohë, betejat bëheshin në lëvizje dhe kjo gjë rrallë jepte kohë për fortifikime të qëndrueshme.

Shpëtimi
bunkeri 1Bunkeri në hyrje të Pogradecit bën pjesë ndër ato objekte të tilla që, pasi mbijetoi mbi treçerek shekulli, rrezikonte zhdukjen për shkak të zgjerimit të rrugës së re dhe në fakt kështu ishte parashikuar në projekt.
Shume vite të shkuara, bashkë me Artan Shkrelin i kishim propozuar IMK-së që të vendoste nën mbrojtje një seri fortifikatash të L. I B. dhe të L. II B. E dini përgjigjen e tyre: “Nuk kanë vlerë, se janë të ndërtuara nga pushtuesi” !!! Idiokraci integrale.
Pastaj, kur rruga buzë Liqenit filloi të marrë trajtë, dhe ky bunker nga projekti hidhej në erë për t’i lënë vend rrugës, u detyruam sërish të ndërhyjmë, por kësaj radhë jo tek IMK-ja. Mbaj mend që e kam marrë vetë në telefon të ndjerin Sokol Olldashi, aso kohe Ministër i Punëve Publike, dhe i kërkova të devijohej projekti. Ma premtoi dhe … u bë. Shkreli ndërkohë ndoqi devijimin real të projektit në letër, dhe me ç’duket… Shkrel ja dolëm!

Situata
bunkeri 2Bunkeri është ndërtuar në pikën më të ngushtë të rrugës që kalon anash liqenit të Pogradecit, rreth 1 km nga hyrja në qytet. Në njërin krah ngrihen shkëmbinj të rrëpirët rreth 20 m, ndërsa në krahun tjetër është bunkeri, gjysma e të cilit bie brenda në liqen. Praktikisht është çelësi i hyrjes në qytet.
Në krahun tjetër të liqenit, në bregun maqedonas, rrugës për Ohër është një tjetër bunker që, taktikisht shërbente si shoku i këtij tonit dhe të dy kështu mbyllnin çdo mundësi kalimi. Megjithatë do thënë se bunkeri ynë është më i madh, më kompleks si strukturë dhe si pikë strategjike vendosjeje. Praktikisht një makinë që vinte nga gjithë Shqipëria qendrore dhe veriore, nuk kishte asnjë mundësi tjetër kalimi, po të mos kalonte përmes ngushticës së atij bunkeri.
Nuk jam i qartë për periudhën e ndërtimit të tij, që ka nevojë për kërkime të tjera, por duhet të jetë diku në periudhën e pushtimit gjerman.

Përshkrimi
bunkeri 3Bunkeri është kuadratik, me hyrjen me hark të cekët në krahun nga rruga. Në dy anët e tjera, ai ka frëngji që kontrollojnë rrugën. Nga krahu Perëndimor ka dy frëngji dhe nga krahu Lindor një frëngji. Nga ana e katërt, ajo qe sheh nga liqeni, nuk ka asnjë frëngji (e kush do vinte që andej, veç në do vinin vikingët!).
Shpërndarja e frëngjive të bën të mendosh se pritshmëria më e madhe e rrezikut ishte nga ana e rrugës që vinte nga Tirana, pra bunkeri mbronte hyrjen për në qytetin e Pogradecit. Planimetria e brendshme paraqet një korridor gjatësor me nga dy ambiente në të dy krahët. Trashësia e mureve është më e madhe në krahun P., prej nga pritej rreziku kryesor dhe nga janë dy frëngji luftimi. Ambienti i katërt, ai pa frëngji, duhej të kishte funksion si dhomë shërbimi, qëndrimi, municionesh, etj.
Materiali i ndërtimit është beton i derdhur, i rifinuar me dorë, dhe të paktën në sipërfaqe nuk shihen gjurme rrjeti metalik strukturor.
Në të dy krahët e tij, L. dhe P., duken disa shenja predhash të shpërthyera në sipërfaqe të tij, gjë që çon në përfundimin se bunkeri e ka kaluar pagëzimin e zjarrit.
Të gjitha brinjët e jashtme të dukshme të bunkerit, vertikale dhe horizontale (me një përjashtim), janë të harkuara me reze rreth 1 m, me qëllim për të shmangur goditjet direkte dhe për të nxitur rikoshetën e predhave.
Frëngjitë janë tipike të kohës, të ulëta rreth 20 cm, gjera jashtë dhe të ngushta 20-40 cm brenda. Nga tipologjia dhe lartësia e tyre nga toka, duket që të kenë qenë frëngji për armë të lehta, pushkë dhe mitraloza, dhe jo për gryka zjarri artilerie.
Nuk kisha metër me vete, ndaj po bashkëlidh një skicë të përafërt, pasi më tej duhet bërë një studim më i plotë.
Po i shkruaj këto radhë këtu, se në këtë vend Instituti i Monumenteve ka vdekur me kohë dhe, meqenëse nuk ka asnjë revistë shkencore ku mund të shkruash diçka, po i drejtohem FB-së.
Tani mbetet veç që, pas mbarimit të rrugës, bunkerit ti bëhet një restaurim i përgjithshëm dhe kështu t’i mbetet brezit tjetër të shqiptarëve.

bunkeri 4

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

Kapet holandezi i mesazheve mashtruese për bankat. Vodhi llogaritë

12/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, hetime për gjetjen e Ervis Martinaj, kontrolle banesash nga Laçi në Vlorë

“Ish drejtues të policisë kriminale të përfshirë në zhdukjen e Ervis Martinajt”

12/05/2026
Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

Boçi në Fier: “Ka një tension territorial në Shqipëri”

12/05/2026
SPAK refuzon vizitën monitoruese të Komisionit Xhafaj mbi luftën kundër pastrimit të parave

SPAK mbyll hetimet për 24 anëtarë të rrjeteve të trafikut të kokainës

12/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.