Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Prokuroria KQZ-së: Verifikoni kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi

04/06/2016
Prokuroria KQZ-së: Verifikoni kryebashkiakun e Krujës Artur Bushi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria e Përgjithshme i ka kërkuar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, verifikimin paraprak të kryebashkiakut të Krujës Artur Bushi.
Nëpërmjet një njoftimi për mediat Prokuroria e Përgjithshme ka publikuar kërkesën e saj drejtuar KQZ-së për verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit për kryetarin e bashkisë Krujë, Artur Bushi. KQZ, institucioni përgjegjës për mbledhjen dhe verifikimin paraprak të formularëve për funksionarët publik të zgjedhur, në bazë të ligjit të dekriminalizimit,  është vënë në dijeni mbi disa të dhëna të cilat, sipas Prokurorisë së Përgjithshme kërkojnë verifikim më të thelluar lidhur me të shkuarën e këtij subjekti, jashtë territorit të Shqipërisë. 
Pas verifikimit nga KQZ, materiali duhet ti përcillet Prokurorisë e cila do të vijojë procedurat e saj.
foto1_copy_1Artur Bushi më herët është akuzuar nga opozita për një të kaluar kriminale jashtë Shqipërisë. Sipas PD, e kaluara kriminale e kryebashkiakut të Krujës, lidhet me trafik droge dhe trafik prostitucioni, vepra penale për të cilat ai është dënuar edhe në Itali.
gazeta_copy_1Ndërkohë, Atur Bushi ka deklaruar në formularin e dorëzuar në KQZ se ka qenë dy herë i arrestuar dhe i hetuar në Itali. Sipas Bushit, ai ka qenë i hetuar në vitin 1996 nga Prokuroria e Casertës në Itali për “arsye që nuk i kujtohen” dhe sërish në hetim në vitin 2010 nga Prokuroria e Busto Arsizios, i dyshuar për trafik të lëndëve narkotike.
artur bushi, vetedekalrimiSipas Bushit, në vitin 1996, gjykata italiane ka vendosur “lirimin e menjëhershëm” për të, ndërsa në 2010 është liruar pasi ka qëndruar 1 muaj në qeli. Gjithsesi, Bushi deklaron se nuk është dënuar asnjëherë me vendim të ndonjë gjykate.

 

Njoftimi i plotë i Prokurorisë

“Dekriminalizimi”, Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ verifikimin paraprak të kryetarit të Bashkisë Krujë, Artur Bushi


artur_bushi_poster_26564Struktura “Për Dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) që të kryejë verifikimin paraprak të formularit të vetëdeklarimit “Për dekriminalizimin” të kryetarit të Bashkisë së Krujës, Artur Bushi.
Prokuroria e Përgjithshme është vënë në dijeni nga struktura ligj-zbatuese mbi disa të dhëna, të cilat kërkojnë verifikim më të thelluar lidhur me të shkuarën e këtij subjekti jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.
Në bazë të ligjit “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, verifikimi paraprak kryhet nga institucioni që i administron formularët, që në rastin konkret është KQZ-ja. Për këtë arsye, Prokuroria e Përgjithshme i drejtohet këtij institucioni për të kryer verifikimin fillestar. Pas këtij verifikimi, materiali duhet t’i përcillet Prokurorisë, e cila do të vijojë procedurat e saj, sipas përcaktimeve ligjore.
Ndërkohë, Struktura “Për dekriminalizimin” në Prokurorinë e Përgjithshme po kërkon informacione mbi kallëzimin e bërë nga një grup deputetësh, në ngarkim të subjektit Flamur Noka. Kallëzimi është shoqëruar me një material, i cili nuk mund të konsiderohet provë dhe është i paqartë. Për këtë arsye, Prokuroria do të kërkojë materiale shtesë në strukturat e specializuara, për të vlerësuar nëse ka vend ose jo për hetim të mëtejshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026
TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
VIDEO/ Policia jep detajet e plagosjes në Durrës, pamje nga vendi i ngjarjes

Plagosje me thikë në Fier, 35-vjeçari rëndë në spital

03/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia rrethon spitalin e Vlorës

VLORË/ Gjendet pa jetë 25 vjeçari në Plazhin e Vjetër, enigmë arsyet

03/05/2026
Rama pohon dështimin në Samitin e Vjenës: Nuk ka përparim ekonomik

Kryeministri Rama, në Samitin e 8-të të Komunitetit Politik Europian

03/05/2026
TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

TRAGJIKE NË DURRËS, MAKINA LË PA JETË DY FËMIJË, I TRETI RËNDË

03/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.