Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO & DETAJE/ Itali, ja kush është shqiptari dhe vrasësi i tij

04/06/2016
FOTO & DETAJE/ Itali, ja kush është shqiptari dhe vrasësi i tij
Share on FacebookShare on Whatsapp

Quhet Dritan Mali, 37 vjeç, shqiptari i vrarë dje me thikë në komunën Vobarno në provincën e Breshës.
Dritan Mali ishte rezident prej 20 vitesh në Itali, e ka ndërruar jetë pas një plage të thellë thike në trup.
Ngjarja ka ndodhur në brendësi të banesës së tij në rrugën Prada të komunës së Vobanos, ku Dritani jetonte me bashkëshorten e tij Jerina Kumaraku, vëllanë e tij Lulzim Mali 33 vjeç, e kunatin, vëllain e Jerinës, Laert Kumaraku, i cili jetonte me ta prej pak kohësh ende i papunësuar në Itali.
Viktima Dritan Mali e vëllai i tij Lulzim Mali, ishin 2 vëllezërit më të vegjël të 7 vëllezërve të familjes Mali. Të gjithë janë rezidentë në Itali.
Sipas hetimeve të para të Policisë Italiane ka qenë pikërisht kunati i tij Laert Kumaraku i cili ka goditur me thikë Dritan Malin, pas një grindje të dhunshme brenda banesës.
Por ende nuk është zbardhur plotësisht dinamika e kësaj ngjarje.
Laert Kumaraku ka reaguar për vetëmbrojtje, duke goditur me thikë Dritan Malin, apo ka ndodhur e kundërta?
Një goditje e vetme me thikë, e cila ka shkaktuar një plagë të thellë vdekjeprurëse mos ndoshta është shkaktuar nga luftimi trup më trup mes dy personave?
Këto janë disa pyetje të ngritura nga Prokurorja që ka marrë nën hetim këtë krim, Erica Battaglia, e cila gjatë gjithë natës ka marrë në pyetje shqiptarin Laert Kumaraku.
Në spitalin e komunës së Gavardos pranë qytezës ku jetonte familja shqiptare ndodhet në gjendje shoku Jerina Kumaraku, bashkëshortja e viktimës, e cila ka në trup disa plagë të lehta që supozohen të jenë marrë gjatë grindjes së dhunshme në familje.
Po në këtë spital ka marrë kurat mjekësore Lulzim Mali, vëllai i viktimës Dritan Mali, i cili menjëherë pas ngjarjes ka pasur probleme shëndetësore.
Ndërkohë përgjatë kësaj dite priten zhvillime të reja mbi zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje në të cilën Laert Kumarakut është i dyshuar i vetëm si autor i këtij krimi.
Banesa e familjes Mali në qytezën Vorbano është vënë në sekuestrimin e policisë italiane.


dritan meli, shtepia italiPër më shumë mund të lexoni edhe …

Krim në familje, masakrohet me thikë në banesë 37-vjeçari shqiptar
/web/Krim_ne_familje_masakrohet_me_thike_ne_banese_37_vjecari_shqiptar_19998_1.php

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Auto-Skicë

DURRËS/ Goditet trafikimi i armëve nga Kosova, arrestohen dy persona

15/08/2026
Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.