Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dy qeveritë mblidhen në Prishtinë, 7 marrëveshje të reja

03/06/2016
Dy qeveritë mblidhen në Prishtinë, 7 marrëveshje të reja
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ne foto, biblioteka kombetare ne Prishtine

Mbledhja e tretë e përbashkët e dy qeverive, asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, do të mbahet sot në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, vend që tashmë i ka përfunduar përgatitjet për të pritur delegacionin shqiptar, teksa priten të nënshkruhen 7 marrëveshje në fusha të ndryshme mes tyre.

Sipas axhendës së kësaj mbledhjeje, delegacioni shqiptar do të mbërrijë në pikën kufitare të Vërmicës në orën 10:00, ku do të pritet nga zëvendëskryeministri Kujtim Shala dhe Protokolli i Shtetit. Në orën 11:00, delegacioni shqiptar do të mbërrijë në Bibliotekën Kombëtare dhe brenda 5 minutave do bëhet radhitja e kabineteve qeveritare, sikurse edhe pritja e kryeministrave.

Në 11:10 do të zhvillohet pritja ceremoniale e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, për Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë kohë do të bëhet edhe intonimi i himneve kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Më pas kryeministrat Mustafa dhe Rama do të prezantojnë kabinetet. Në orën 11:20 është parashikuar të fillojë mbledhja e përbashkët e dy qeverive, gjatë së cilës do të bëhet edhe nënshkrimi i marrëveshjeve ndërmjet ministrive. Konferenca e përbashkët për mediat mes dy kryeministrave do të mbahet në orën 12:40.

Në orën 13:00 parashikohet dreka ndërmjet kabineteve, me pjesëmarrës kryeministrat, ministrat dhe delegacioni përkrahës prej 7 anëtarësh, ambasadorë, sekretarë dhe këshilltarë. Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për “KosovaPress” se, energjetika dhe shkëmbimet tregtare Kosovë-Shqipëri do të jenë temat kryesore që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Ai ka thënë gjithashtu se marrëveshja që Kosova të ketë akses në Portin e Durrësit është shumë më e lehtë për t’u realizuar.

Sa i përket energjetikës, ai pranon se ka pengesa nga Serbia, e cila nuk po lejon që Kosova të ketë pavarësinë e saj në këtë fushë. Por, edhe kjo çështje mund të tejkalohet nën trysninë e ndërkombëtarëve. Sipas tij, shumë shpejt pritet që në Portin e Durrësit të vendoset pika doganore e Kosovës. Ky është takimi i tretë që mbahet mes dy qeverive. Takimi i parë u mbajt në Prizren në vitin 2014, ndërsa i dyti në Tiranë në vitin 2015.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

DETAJET/ Ditë e keqe për sudanezët e Maliqit

08/08/2026
Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

Malltezi: Vetëm 12.6% e shqiptarëve kanë lidhje me impiante për trajtimin e ujërave të ndotura

08/08/2026
DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.