Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Blerjet online: Së shpejti taksa për vlerat mbi 22 euro

03/06/2016
Blerjet online: Së shpejti taksa për vlerat mbi 22 euro
Share on FacebookShare on Whatsapp

Teksa blerjet online sa vijnë e po bëhen më të preferuara nga konsumatorët shqiptarë, Ministria e Financave po planifikon që të ulë ndjeshëm kufirin e blerjeve, mbi të cilin paguhen taksa, duke e lënë atë të mjaftueshëm, vetëm për të blerë një bluzë.

Një nga ndryshimet në paketën fiskale, që është hedhur për diskutim me bizneset parashikon ndryshimin e kufirit të pataksueshëm për blerjet online ose dërgesat duke e ulur atë nga 150 euro në 22 euro. Ky veprim, sipas financave, bëhet për të shmangur në këtë mënyrë konkurrencën e pandershme të subjekteve tregtare që importojnë dhe shesin produktet e tyre në vend, duke paguar të gjitha taksat dhe tatimet në import.

Në mes të vitit 2014, qeveria kishte vendosur që të gjithë ata që blejnë online dhe u vjen produkti me postë nga jashtë vendit, do të paguajnë taksë në rast se vlera e mallit do të kalojë 20 mijë lekë dhe jo 10 mijë lekë, siç ishte më parë.

Nëse kalohet kufiri i taksueshëm, atëherë blerësi paguan gjithsej si taksa 22.4% të vlerës së mallit (20% TVSH 2.4% taksë doganore). Kjo nënkupton se nëse miratohet ndryshimi, për të gjitha blerjet mbi 22 euro, individët duhet të llogarisin që çmimet do të jenë 22.4% më të shtrenjta.

Ndonëse vitet e fundit ka pasur rritje të ndjeshme të blerjeve online, burime nga kompanitë postare pohojnë se së fundi është vënë re një frenim i tyre për shkak të krizës së konsumit.

Sipas të dhënave të INSTAT, dërgesat e pranuara (kolipostat) e ardhura në Shqipëri në tremujorin e tretë të vitit 2015 (periudhë kur blerjen online arrijnë zakonisht kulmin) kanë rënë me rreth 60 % në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në këtë tremujor, në Shqipëri kanë ardhur 9 mijë copë, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë, ato kanë qenë 17 mijë copë.monitor.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

04/09/2026
Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

04/09/2026
Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

04/09/2026
RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

RADHIMË/ I vendosën “gjobë” 5 mln euro dhe e kërcënuan se duhej të largohej nga Shqipëria, arrestohen 5 persona

03/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

Konflikti në Orikum mes Bedinaj dhe Muça, Rama njofton shpronësimin e zonës së konfliktit

04/09/2026
Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

Berisha niset drejt SHBA-së: “Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë”

04/09/2026
Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

Protestë te gjykata, 14 protestuesit e arrestuar dalin para Gjykatës së Tiranës

04/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.