Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

PROJEKTET/ Bashkia Kamëz nis investimet e reja për vitin 2016

30/05/2016
PROJEKTET/ Bashkia Kamëz nis investimet e reja për vitin 2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sikurse ishin planifikuar në buxhetin e këtij viti, me dhjetëra investime për përmirësimin e infrastrukturës në Kamëz, Bashkia ka nisur tashmë prokurimin për ndërtimin e rrugëve, kanalizimeve të ujërave të zeza. Shumë shpejt pritet të nisin edhe punimet dhe përfundimi i tyre pritet të japë një impakt social për komunitetin e banorëve në Kamëz dhe Paskuqan.
Një investim i prokuruar, i gatshëm që do të fillojë së shpejti të realizohet në Bashkinë Kamëz, është riparimi i urës në Fushë-Kërçik dhe ndërtimi i rrugës para shkollës “Vëllazërimi”. Ndërtimi i rrugës para shkollës 9-vjeçare “Vëllazërimi” është një investim që është parashikuar në buxhetin e Bashkisë Kamëz për vitin 2016. 
Një tjetër investim është edhe sistemimi dhe rrethimi i varrezave publike në Babrru-Kodër. Investimi do të krijojë një infrastrukturë të mirë-rregulluar të këtyre varrezave, duke përmirësuar ndjeshëm shërbimin dhe vendosjen e instrumenteve urbane për të shmangur çdo iniciativë që lë në vështirësi gjendjen e tyre.
Mes investimeve të tjera është edhe projekti për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të ndotura në rrugën “Ibrahim Rugova” në lagjen Paskuqan 1. Me përfundimin e procedurës së prokurimit, janë disa investime që Bashkia Kamëz do të ndërmarrë për përmirësimin e infrastrukturës në Kamëz dhe Paskuqan. Veçanërisht në zonën e Paskuqanit, ku nevoja është më e madhe për ndërhyrje të menjëhershme në infrastrukturën urbane dhe ku është përqendruar pjesa më e madhe e buxhetit e parashikuar për investime. Mbi 55% të vlerës së buxhetit është parashikuar për investime publike, pjesa më e madhe e të cilave do ta realizohet në njësinë administrative të Paskuqanit.
Mes projekteve të prokuruara në buxhetin e këtij viti është ai për ndërtimin e segmentit të dytë të rrugës “OSBE”. Segmenti i dytë i kësaj rruge shtrihet në lagjen nr. 4 Kamëz. Projekti për këtë segment, i cili bën pjesë në strategjinë e zhvillimeve infrastrukturore në Bashkinë Kamëz, është i përfshirë në planin e përgjithshëm vendor të qytetit. Rruga “OSBE” (segmenti i dytë), me gjatësi rreth 1 km, është pjesë e unazës së brendshme të qytetit, që është një tjetër projekt ambicioz i Bashkisë Kamëz.
Mes projekteve të gatshme për zbatim është ndërtimi i rrjetit të kanalizimeve në rrugën “Kosova” në lagjen nr. 4 Kamëz. Ky investim do të shërbejë për mijëra banorë të zonës, duke bërë të mundur shkarkimin e ujërave të ndotura. Edhe ky projekt, si të tjerët më sipër, do të realizohet me fondet e parashikuara në buxhetin e vitit 2016 Bashkia Kamëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

24/07/2026
Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

24/07/2026
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

DORIAN MATLIJA/ Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

24/07/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

24/07/2026
Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

24/07/2026
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

DORIAN MATLIJA/ Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.