Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Lista, 130 drejtorë të dyshuar si të inkriminuar

25/05/2016
EMRAT/ Lista, 130 drejtorë të dyshuar si të inkriminuar
Share on FacebookShare on Whatsapp

Zbardhet lista e 130 zyrtarëve të administratës shtetërore, të cilët dyshohen nga Partia Demokratike se janë të dënuar nga gjykatat vendëse dhe të huaja, por që e kanë fshehur të shkuarën e tyre.
Në listën e drejtuesve të institucioneve, në pushtetin qendror dhe atë lokal, bie në sy se Partia Demokratike ka kërkuar informacion të detajuar edhe për Klement Balilin, i cili ka qenë drejtor i Transportit Rrugor në Sarandë.
Po ashtu, në kërkesën e demokratëve është listuar dhe Klodian Xhelili, djali i ish- kryebashkiakut të Dibrës, Shukri Xhelili, i cili sipas PD-së është punonjës i po kësaj bashkie. Në shkresën zyrtare, figurojnë emra drejtuesish të Policisë së Shtetit, Tatim-Taksave, drejtues të autoriteteve portale, kryetar njësish administrative, deri tek specialistë të thjeshtë të ministrive.
Kërkesa e Komisionit Hetimor “Për verifikimin e emërimeve në administratën shtetërore”, i drejtuar nga Genc Pollo, i është drejtuar ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri dhe për dijeni drejtori të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako, të cilëve u kërkon informacione të detajuara për listën me 130 emra.
listaNë këtë dokument zyrtar, i cili është përcjellë me letër nga sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit, Albana Shtylla, kërkohet që informacionet të vendosen në dispozicion brenda një afati 20-ditor.
“Kërkojmë nga institucioni që Ju drejtoni: Materialet që disponon Ministria e Brendshme apo Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit që vërtetojnë se shtetasit e përfshirë në listën e mëposhtme janë dënuar me vendim gjykate në Republikën e Shqipërisë apo të gjykatave të shteteve të tjera, duke specifikuar numrin e vendimit të gjykatës, gjykatën që ka marrë këtë vendim, llojin e veprës penale për të cilën është dënuar nga gjykata, kohën kur është dënuar dhe masën e dënimit, të shoqëruara me fotokopje të vendimit të Gjykatës. Gjithashtu, ju rikujtojmë detyrimin ligjor, mbështetur në nenin 17, pika 2, të ligjit nr. 8891/2002 ‘Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit’, detyrim i cili kërkon që organet kompetente, të cilat disponojnë këto të dhëna dhe dokumente janë të detyruara t’ia përcjellin zyrtarisht komisionit, sipas kërkesës së tij. Kurdoherë, mosplotësimi i këtij detyrimi mund të përbëjë edhe vepër penale sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në shkresën e Genc Pollos. /panorama/

komisioni verifikimit te adminsitrates

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

Berisha publikon lajmet e medieve të huaja për protestën e 8 majit: Shqiptarët nuk pajtohen me vjedhjet

11/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

Tedi Papavrami dekorohet me Yllin e Oficerit të Urdhrit Suprem të Shqiponjës

11/05/2026
GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

GJKKO nuk konsideron 50 mijë euro nga Meta, e lë në arrest

11/05/2026
Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

Rama rrëfen debatin për IBAR në Këshillin Evropian: Presion mbi piketat përmbyllëse

11/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.