Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Ja si u zbuluan dhe identifikuan vrasësit e Elton Çiços

25/05/2016
DETAJE/ Ja si u zbuluan dhe identifikuan vrasësit e Elton Çiços
Share on FacebookShare on Whatsapp

ADN-ja e pështymës në bishtin e cigares, zbuloi vrasësin e Elton Çiçës. Bishti i cigares është gjetur nga ekspertët bazuar në rrëfimet e dëshmitarëve mbi lëvizjet e mundshme të autorëve të krimit para apo pas ngjarjes. Nga rrëfimet e dëshmitarëve është mësuar se personi që dyshohej se kishte kryer vrasjen, kishte zbritur nga një veturë “Ford” fokus me ngjyrë të zezë. Në momentin e zbritjes personi hodhi një cigare pasi e kishte thithur. Kjo cigare është marrë dhe analizuar nga ekspertët për gjetjen e kampioneve biologjike të pështymës, raporton shqiptarja.com.
Pas analizimit të kampioneve të saj dhe krahasimit të të dhënave të ADN-së së Jani Alisë që ishin administruar më parë nga policia, u konfirmua se personi që kishte qëlluar mbi Elton Çiçën ishte pikërisht ai. Analiza janë bërë po ashtu edhe me kampione të djersës së gjetur në rrobat e Jani Alisë, të gjetura në banesën e këtij të fundit, në rrugën e Kavajës.
Ndërkaq hetuesit kanë konfirmuar se mjeti i përdorur për krimin, është blerë nga Renato Milloshi, dy ditë para ngjarjes, pikërisht për të kryer atentatin ndaj Elton Çiçës.
Djali i ish- kryetarit të partisë komuniste të Shqipërisë Hysni Milloshi, doli në skenë si njeri që kishte ndihmuar Alinë, nisur nga lidhjet dhe njohjet që kishte me të. Shkak për vrasjen sipas policisë është identifikuar një konflikt i vjetër që të dy personat kanë pasur shumë vite më parë, që kur ata ishin në burg në Greqi.
Veç djalit të Hysni Milloshit, Renato Milloshit dhe Jani Alisë, policia e kryeqytetit ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur nga policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.