Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqipëria dhe Serbia, të vetmet më rënie konsumi në rajon

16/05/2016
Shqipëria dhe Serbia, të vetmet më rënie konsumi në rajon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shqipëria dhe Serbia janë dy shtetet ku konsumi privat ka qenë negativ në vitin 2015, përkatësisht me -0.2% dhe -0.6 %. Të dhënat bëhen të ditura në tabelat e publikuara nga Komisioni Europian në raportin e tremujorit të parë 2016, për vendet kandidate dhe potenciale kandidate.
Të gjitha vendet e tjera i janë “gëzuar” një konsumi privat në rritje, që ka qenë më i lartë në Kosovë me 4.9% dhe në Maqedoni me 3.2 %. Edhe Mali i Zi e Bosnja kanë shënuar vlera pozitive, ndonëse në nivele të ulëta.
Serbia ka vuajtur nga një konsum negativ vitet e fundit, madje në 2015-n ritmi i rënies është ngadalësuar.
Ndërsa në Shqipëri sipas të dhënave më afatgjata nga INSTAT (që u referohet dhe Komisioni Europian) konsumi privat në vitin 2015 ka kaluar në territor negativ për herë të parë që nga viti 2001.
Sipas të dhënave tremujore të INSTAT, në Shqipëri, konsumi ishte në territor negativ në dy tremujorët e parë të vitit, përkatësisht -1.1% dhe -3%, për t’iu kthyer rritjes pozitive në gjysmën e dytë të vitit, përkatësisht me 1.74% dhe 2.42%. Teksa kjo periudhë përkon me fillimin e luftës ndaj informalitetit dhe rritjen e deklarimit të xhiros nga bizneset (kryesisht ato tregtuese të vogla) është e vështirë të bëhet ndarja nëse ky zgjerim konsumi ka qenë real apo fiktiv.
Ndërsa konsumi gjithsej (përfshirë dhe administratën publike) shënoi një rënie prej 0.5% në 2015-n, për herë të parë që nga viti 1998, teksa dhe administrata publike e kishte këtë tregues negativ.
Banka e Shqipërisë shpreson që konsumi privat do të jetë një nga faktorët që do të orientojë rritjen në vitin 2016.

“Monitor”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

Arrestohet në Dubai Nexhmedin Danaj, akuza për trafik droge dhe pastrim parash

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.