Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Protesta e Veliajt, Konferenca Gjyqësore: Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqësorit, shkelje ligjore

13/05/2016
Protesta e Veliajt, Konferenca Gjyqësore: Ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqësorit, shkelje ligjore
Share on FacebookShare on Whatsapp

Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore ka reaguar sot për protestën e organizuar nga kryetari i bashkisë Tiranë para Gjykatës së Apelit Administrative.
Sipas Konferencës Gjyqësore, kjo protestë ka intimiduar gjyqtarët në ushtrimin e detyrës së tyre.
Sipas Konferencës Gjyqësore çdo ndërhyrje në veprimtarin e gjyqtarit është shkelje ligjore, ndaj të tilla veprime s’duhet të përsëriten më.
 
Deklarata e plotë e Konferencës Gjyqësore

kgjk“Më datë 13.05.2016 Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore Kombëtare, organizoi një mbledhje të jashtëzakonshme, të diktuar nga ngjarja e ndodhur me datë 11.05.2016 përpara Gjykatës së Apelit Administrativ në Tiranë.
Këshilli Ekzekutiv, në emër të Konferencës Gjyqësore Kombëtare, nëpërmjet kësaj deklarate synon të komunikojë publikisht shqetësimin dhe njëkohësisht ndërgjegjësimin e organeve shtetërore, ndaj sulmit të organizuar ndaj një gjyqtari, gjykate dhe për rrjedhojë edhe ndaj pushtetit gjyqësor.
Kemi ndjekur me shqetësim organizimin tubim të Kryetarit të Bashkisë Tiranë, nëpunësve të Bashkisë Tiranë, deputetëve dhe personave të tjerë pjesëmarrës para Gjykatës së Apelit Administrativ gjatë ditës dhe kohës kur në gjykatë po zhvillohej gjykimi i një çështje administrative.
Vlerësojmë se tubimi i organizuar, pati si qëllim intimidimin e gjyqtarit, trupit gjykues dhe të gjithë gjykatës administrative. Ushtrimi i këtij presioni demonstrativ nuk i shërben aspak misionit kushtetues të pushtetit gjyqësor dhe dhënies së drejtësisë. Demonstrimi me tubime para gjykatës i pakënaqësive të palëve ndërgjyqëse, nuk mundet të jetë kurrsesi forma ligjore e mbrojtjes, aq më shumë kur kjo gjë ndodh nga persona zyrtar që përdorin administratën për këto qëllime dhe në emër e për llogari të institucioneve kushtetuese. Kjo sjellje është e papranueshme dhe afërmendsh krijon pritshmëri tek çdo ndërgjyqës i pakënaqur nga dhënia e drejtësisë, për forma organizimi demonstrative të cilat mundet të ushtrojnë presion të paligjshëm në veprimtarinë e gjykatave.
Gjithkush, e aq më tepër personat zyrtar dhe institucionet kushtetuese, duhet të mbajnë parasysh se, pavarësia e pushtetit gjyqësor është parakusht për respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Gjithkush duhet të mbajë parasysh se, ndërhyrja në veprimtarinë e gjyqtarit, trupës gjyqësore apo gjykatave pas-sjell përgjegjësi sipas ligjit. Në funksion të garantimit të procesit të dhënies së drejtësisë do të duhet që palët, personat zyrtar që përfaqësojnë ato, të tregojnë maturi dhe vetëpërmbajtje përpara gjykatës. Kështu, kërkojmë që veprime të tilla të mospërsëriten më në të ardhmen”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.