Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DRAFTI/ Prokurorët dhe gjyqtarët e BKH që do të hetojnë politikanë, do të jenë edhe vetë “nën përgjim”

13/05/2016
DRAFTI/ Prokurorët dhe gjyqtarët e BKH që do të hetojnë politikanë, do të jenë edhe vetë “nën përgjim”
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokurorët dhe gjyqtarët që do të hetojnë zyrtarët e lartë, do të jenë të detyruar të heqin dorë nga privatësia. Kriteret e pranimit të tyre në strukturat e posaçme antikorrupsion  janë strikte.
Ata dhe familjarët e tyre do të përgjohen  dhe do të jenë në vëzhgim të vazhdueshëm. Do të kenë  nga një telefon celular, një numër telefoni të dhënë nga strukturat ku punojnë, një adresë poste elektronike dhe duhet të bien dakord të mos përdorin asnjë formë tjetër komunikimi elektronik.
Ekspertët të cilët kanë bërë gati ligjin si do të funksionojë prokuroria e posaçme dhe byroja kombëtare e hetimit pranojnë se pika më delikate e draftit është ajo e përgjimeve të familjarëve.
Zyrtarët e lartë që do të hetohen nga prokuroria e posaçme dhe byroja janë presidentë, ish-presidentë, anëtarë të këshillit të ministrave dhe ish-ministra, deputetë, kryetarë bashkish si dhe funksionarë të tjerë publikë.
Prokurorët e Prokurorisë së Posaçme janë të pavarur nga çdo prokuror tjetër. Ata kanë të drejtë të ndjekin penalisht njëri-tjetrin. Byroja Kombëtare e Hetimit konsiderohet  një seksion i specializuar i policisë gjyqësore, e cila vepron vetëm nën drejtimin e prokurorëve specialë të Prokurorisë së Posaçme.
Sipas ligjit, garda e Republikës siguron mbrojtje personale për gjyqtarët e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, prokurorët e Prokurorisë së Posaçme dhe drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Përfaqësues të Misioneve të Bashkimit Evropian dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, do të japin këshilla për funksionimin e  Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Gjykatat e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda dhe Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda do të shndërrohen në gjykata kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Çështjet që do të jenë në gjykim para gjykatave për krimet e rënda mbeten nën kompetencën e gjykatave kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. /BalkanWeb/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

Berisha nderohet me Çelësin e Qytetit të Mesquite, Teksas: Kontribut për marrdhëniet Shqipëri-SHBA

10/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

DITA 103/ “Kujtoni fëmijët kur i përcollët jashtë vendit”. Thirrje për qëndresë deri në largimin e Ramës

10/09/2026
PS vendos të mos i heqë imunitetin Belinda Ballukut

Vila tjetër e Ballukut, Abazi e ndërtoi pasi mori tender nga ministria

10/09/2026
Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

Prokuroria Speciale kërkon 6 vite burg për Thaçin

10/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.