Një sasi prej 20 kg drogë e llojit kanabis sativa u sekuestrua në Durrës. Në pranga është vënë 57 vjecari Neshet Alushi nga Vlora. Por fantasia e 57 vjecarit ka shkuar shumë lartë pasi drogën e kishte fshehur brenda një pasqyre në formë tallazhi, por sërish nuk ja doli.
“Gjatë kontrollit të ushtruar në Portin e Durrësit, në vijën e dytë, në autobuzin tip Iveko me targa AA 117 NA, me drejtues shtetasin Alushi, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 20 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa”, sqaron Ministria e Brendshme.
Gjithashtu, u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit O.A. 32 vjeç, banues në Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.






