Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Të djathtët e Europës do monitorojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit

05/05/2016
Të djathtët e Europës do monitorojnë zbatimin e ligjit të dekriminalizimit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha mori pjese në Samitin e Partisë Popullore Europiane për Ballkanin Perëndimor në Bruksel. Në këtë takim drejtues të PPE dhe grupit të saj parlamentar në Parlamentin Europian kanë vënë theksin në garantimin e shtetit ligjor, luftës kundër korrupsionit, zbatimin e dekriminalizimit dhe zgjedhjet e lira dhe të ndershme , si kusht për avancimin e vendit drejt Bashkimit Europian.

Në fjalën e tij, zoti Basha ka vlerësuar si historike për demokracinë shqiptare 4 majin, ditë në të cilën nis zbatimi I ligjit të Dekriminalizimit për pastrimin e politikës shqiptare dhe administratës nga të inkriminuarit. Zbatimi i ligjit të dekriminalizimit është shumë i rëndësishëm për të sotmen dhe të ardhmen e një vendi që beson në vlerat demokratike e që i ndan këto vlera me vendet e BE dhe promovon njerëz me integritet dhe jo trafikantë, kriminelë e të korruptuar.

Zoti Basha u ndal në korrupsionin galopant të përhapur kudo në Shqipëri. 2.2 miliard euro të vjedhura në dy vjet, tendera që jepen vetëm për miqtë e kryeministrit, 90 milionë euro që shpenzohen për luks qeveritar ndërsa qytetarët shqiptarë shohin eksodin si të vetmen shpresë.

Një vend të veçantë kanë zënë dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Zoti Basha ka kërkuar dhe marrë mbështetjen e Partisë Popullore Europiane, drejtuesve të grupit të saj parlamentarë në Parlamentin Europian për të garantuar një proces të lirë dhe të ndershëm zgjedhor, pa shitblerje votash, intimidim votuesish dhe garantim të leximit të drejtë të vullnetit të zgjedhësve.

“Ne duam që shqiptarët me votë të vendosin lirisht fatin e tyre dhe vota është ajo që do të përcaktojë ndarjen me këtë oligarki. Por beteja me oligarkinë nuk është kaq e thjeshtë sepse oligarkia tenton ta asgjësojë votën e lirë, median e lirë, mendimin e lirë, shoqërinë civile, opozitën politike. Prandaj ndihma e institucioneve të Bashkimit Europian e Parlamentit Europian ka qenë shumë e rëndësishme, jetike, si në rastin e dekriminalizimit dhe do të jetë jetike edhe për hapat e tjerë që do të hedhim, e në veçanti tani për reformën zgjedhore për të cilën koha ka ardhur, si dhe për një reformë në drejtësi që nuk e mbron por e lufton korrupsionin në nivele të larta dhe krimin e lidhur me qeveritarët.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.