Foto marre nga ora news
Shpërthimi i bolierit të dushit ka plagosur një vogëlush 8-vjeçar mëngjesin e sotëm në qytetin e Korcës. Mësohet se i mituri po bënte dush në shtëpinë e tij, në kohën kur ka shpërthyer bolieri.
Familjarët menjëherë i kanë ardhur në ndihmë 8-vjeçarit, por ai është dëmtuar rëndë dhe është dërguar me shpejtësi për në Spitalin e Korçës ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe policia, e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes..Dëme të konsiderueshme materiale janë shkaktuar nga kjo ngjarje në banesë.






