Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Bojaxhiu publikon vendimin për pronën. Everest Oil, një histori e paqartë milionash

04/05/2016
Bojaxhiu publikon vendimin për pronën. Everest Oil, një histori e paqartë milionash
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ish-kandidati për bashkinë e Tiranës Gjergj Bojaxhiu është përfshirë në një debat dhe hetim në të njëjtën kohë lidhur me pasuritë e tij në tregun hidrokarbureve dhe së fundi edhe më një pronë në Vlorë.

Bojaxhiu ka publikuar vendimin që i jep të drejtë atij lidhur me pretendimin e biznesmenit. Sipas dokumentit prona është anuluar në vitin 2007 për shkak se ishte marrë në pronësi me metoda të paligjshme.
bojaxhi vendimi

bojaxhi vendimi1

“Pretendimet e biznesmenit spekulant bien poshtë sepse vendimi është marrë nga Ministria e Drejtësisë përmes Agjensisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave. Kjo jo vetëm nuk ka qënë vendimarrje e Ministrisë sëEkonomisë por as nuk kam qënë në rolin e zv/Ministrit në atë kohë.

Pronësia e truallit që ka blerë biznesmenit spekulant është bërë të pavlefshme nga ky vendim. Avokati i Shtetit përfaqësuar nga z. Artan Kodheli dhe Bashkia Vlorë përfaqësuarnga z. Shpëtim Gjika kanë qënë ankimuesit në mënyrë që këto prona ti ktheheshin shtetit”, shpjegon Bojaxhiu.

Biznesmeni vlonjate Sulo Shehu pretendon s e prona ku sot po funksionon ‘Petrolifera’ është e tij. “Janë mbi 30 mijë metra katrorë që ua kam blerë pronarëve që në vitin ’98, pasi ata e përfituan me vendim të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave. E kam pastruar vetë gjithë atë sipërfaqe, me djersë e punë se ishte tërësisht e bllokuar me inerte e gëlqere, por sot, falë Gjergj Bojaxhiut, nuk e shfrytëzoj”, thotë ai në intervistën për “Panorama”.

Sipas tij, prona ka qenë e tij dhe ka investuar shumë aty, duke ngritur depozitat e karburanteve dhe duke nisur biznesin në fushën e hidrokarbureve.

“Në vitin 2007 nisën problemet, kur u hodh në gjyq vendimi i KKKP-së dhe pronarëve të mëparshëm që unë ua kisha blerë pronën, ua hoqën të drejtën e pronësisë. Atëherë më lajmëruan dhe mua, por e ankimova dhe e kam të fituar pronën sërish, pas një lufte prej disa vitesh. Sot, çështja është ende në gjyq me ‘Petroliferën”, thotë ai.

Bojaxhi, në një histori të paqartë parash

Ish zyrtari i lartë në qeverisjen e djathtë dhe më pas i larguar prej saj pas refuzimit të PD ta kandidonte në vitin 2011 për Kryetar Bashkie në Tiranë aktualisht është në hetim nga prokuroria pas një hetimi policor dhe Zyra e Pastrimit të Parave.

Gjergj Bojaxhi dyshohet se qëndron në krye të një skeme të krijuar për pastrimin e parave, e cila vihet në lëvizje nga kompania “Everest Oil”; një sistemi të quajtur atell. Prokuroria po heton edhe pasqyrat e veprimeve që Bojaxhi ka kryer si administrator i “Everest Oil”, të krijuar prej tij në vitin 2012 që gjenden të depozituara në drejtorinë e tatimeve e cila e ka gjobitur “Everest Oil” me 13 milionë lekë të reja për shkak të parregullsive.

Ndërkaq policia po heton edhe pasurinë e të afërmëve të Bojaxhi.

Bashkëshortja e tij, Jola Bojaxhi, është aksionere e kompanisë “Superga SRL” që ka në pronësi kompaninë “Everest Oil”. Vjehrra e Bojaxhi, Lumturi Hasmataj ka qenë aksionere e “Everest Oil”. Për shkak të këtyre të dhënave janë në verifikim pasuritë e të afërmve të Bojaxhi. Për bashkëshorten dhe vjehrrën ka dyshime se janë të implikuar në skemën e pastrimit të parave, mashtrimit me kreditë dhe fshehjes së pasurisë. Policia thotë vjehrra e Bojaxhi i ka shitur aksionet 26 mijë euro. Por veprimi ngjan i dyshimtë në sytë e ekspertëve të krimit ekonomik. Kjo për faktin se fitimi që ajo ka marrë nga të ardhurat e “Everest Oil” është më i lartë se shuma e aksioneve.

Aksionerë të “Everest Oil” rezultojnë edhe Oltion Spiro dhe Altin Fani. Edhe pasuria e tyre mësohet se po shqyrtohet.

“Everest Oil”, në vitet 2013 ka fituar mbi 200 milionë lekë. Në vitin 2014 ka patur një xhiro prej 18 miliardë lekësh. Ajo ka patur 11 punonjës në vitin 2013 dhe e ka pakësuar në 6 numrin e tyre një vit më pas. Fitime për aksionerët (dividend) janë shpërndarë 223 milionë lekë, sipa stë dhënave që u bënë publike pak ditë më parë nga policia.
Per dokumenta te plota klikoni linkun: https://www.sendspace.com/file/8k8vwm

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Veton Surroi behet ‘viktima’ e pare e komisionit hetimor te Taulant Balles

VETON SURROI/ Strategjia e ‘menaxhimit të destabilitetit’ që po ndjek Rama

31/07/2026
Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

Flamingot protestojnë para SPAK-ut, në pritje të Belindës

31/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

Balluku paraqitet në SPAK, nuk flet për mediat

31/07/2026
Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

Berisha: Antireforma territoriale e vitit 2014 ishte Leva e Arkimedit për shpopullimin! Koha për Shqipërinë rurale ndaloi

31/07/2026
Ish ministri,  Ilir Beqaj me pranga në Kuvend

Lirohet nga qelia ish ministri Ilir Beqaj, vendimi i GJKKO

31/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.