Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Biznesmeni Sulo Shehu: Si më mashtroi dhe më grabiti pronën 30 mijë metra katrorë Gjergj Bojaxhi

04/05/2016
Biznesmeni Sulo Shehu: Si më mashtroi dhe më grabiti pronën 30 mijë metra katrorë Gjergj Bojaxhi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sulo Shehu është një ndër biznesmenët e mëdhenj jo vetëm në Vlorë, por dhe në vend. Ai është ndër të parët që investoi në tregtinë e çimentos e më pas në atë të hidrokarbureve, menjëherë pas viteve ’90.
Me gjithë peripecitë që i kanë ndodhur gjatë viteve si sipërmarrës i fuqishëm, dy ditë më parë ai është tronditur kur ka dëgjuar emrin e Gjergj Bojaxhiut, ish-zëvendësministri i Ekonomisë.
“Jam i shokuar. Ai ka gisht në tokën që më mori ‘Petrolifera’ në mënyrë të padrejtë. Edhe sot jam ende në gjyq me këtë firmë, ndonëse unë kam të gjitha dokumentet e vendimet që prona është e imja”, thotë në një intervistë biznesmeni.
Sulo Shehu tregon lidhjen mes pronës së tij prej 30 mijë metra katrorë dhe Gjergj Bojaxhiut, të cilin e implikon në këtë çështje dhe dëmet që iu shkaktuan.
“Në të vërtetë, ashtu si dhe unë e kam me vendim gjykate, prona ku sot po funksionon ‘Petrolifera’ është e imja. Janë mbi 30 mijë metra katrorë që ua kam blerë pronarëve që në vitin ’98, pasi ata e përfituan me vendim të Komisionit të Kthimit e Kompensimit të Pronave. E kam pastruar vetë gjithë atë sipërfaqe, me djersë e punë se ishte tërësisht e bllokuar me inerte e gëlqere, por sot, falë Gjergj Bojaxhiut, nuk e shfrytëzoj”, thotë ai në intervistën për “Panorama”.
Sipas tij, prona ka qenë e tij dhe ka investuar shumë aty, duke ngritur depozitat e karburanteve dhe duke nisur biznesin në fushën e hidrokarbureve.
“Në vitin 2002, qeveria e asaj kohe ia ka dhënë sipërfaqen kompanisë së huaj, në kuadër të nismës ‘Shqipëria, 1 euro’, pa verifikuar nëse ishte e zënë ajo tokë. Në vitin 2007 nisën problemet, kur u hodh në gjyq vendimi i KKKP-së dhe pronarëve të mëparshëm që unë ua kisha blerë pronën, ua hoqën të drejtën e pronësisë. Atëherë më lajmëruan dhe mua, por e ankimova dhe e kam të fituar pronën sërish, pas një lufte prej disa vitesh. Sot, çështja është ende në gjyq me ‘Petroliferën’”, thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026
Bie nga kabina elektrike, humb tragjikisht jetën 40-vjeçari

HIMARË/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti fill pas furtunës

22/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

DITA 52/ Avancojnë kërkesat: “Arrestoni Ramën”

21/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Bozo mbetet në qeli pas vendimit të gjykatës së Elbasanit

KUKËS/ Gjendet i pajetë një efektiv i Policisë së Kosovës, me plumb në varreza

22/07/2026
Bie nga kabina elektrike, humb tragjikisht jetën 40-vjeçari

HIMARË/ Humb jetën në krye të detyrës elektricisti fill pas furtunës

22/07/2026
Humb jetën gazetari Enrik Mehmeti, ngjarja në bregdetin e Vlorës

Pikëpyetje mbi momentet e fundit të gazetarit Enrik Mehmeti

21/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.