Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

1 MAJI/ Kukësi e Shkodra protesta për punë, në kryeqytet aktiv vetëm ithtarët e Enverit

01/05/2016
1 MAJI/  Kukësi e Shkodra protesta për punë, në kryeqytet aktiv vetëm ithtarët e Enverit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, 1 maji, është pritur më protesta në Kukës e Shkodër në vendin tonë, ndërsa në Tiranë për qytetarët ajo është konsideruar një ditë pushimi normale edhe pse duhet të ishte ditë proteste për të kërkuar të drejtat e tyre.Në kryeqytet, qytetarët u shprehën se është mosorganizimi ajo që i pengon ata të mos dalin në protesta për të kërkuar të drejtat e tyre.

1 maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve sjell dy panorama të kunderta në vendin tone, protesta dhe piknik.

Protesta u shënuan në qytetin e Kukësit dhe Shkodrës.

Në Kukës kanë dalë në protestë 32 sanitaret e spitalit rajonal të qytetit, të cilat pak ditë më parë u pushuan, informon televizioni ora news.

Në protestën përpara spitalit ato kërkuan rishikimin e vendimit të marrë nga ana e Ministrisësë Shëndetësisë.

“ I lutemi Kryeministrit të na kthejë në punë.I lutemi Ministrit të Shëndetësisë, Drejtoreshës të na japë përgjigje ne nënave që ka ditë që rrimë pa ngrënë e pa pirë”.

Ëdhe në Shkodër 1 maji i ka gjetur në rrugët e qytetit Sindikatat e Pavarura, duke kërkuar mbajtjen e premtimeve nga ana e Qeverisë.

“Jo reformave me dy standarte, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura në Shkodër proteston sot”.

Ndërsa në Tiranë të vetmit që kanë dalë në protestë ka qenë Partia Komuniste, e cila për disa minuta ka qëndruar përpara Kryeministrisë.

Ndërkohë te Liqeni Artificial në kryqytet ishin të shumtë ata qytetarë të cilët të 1 majin e shohin si një ditë pushimi e kanë zgjedhur natyrën për të marrë me vete ushqim dhe shtroje për të kaluar këtë ditë.

Shumë prej tyre dinë se në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve duhet të protestonin për papunësinë, pagat apo probleme të tjera ekonomike e sociale, por thonë se është frika ajo që i ndalon dhe mosorganizimi.

Qytetari: Duhet të jetë protestë për shumë gjëra, por ne nuk kemi gjë në dorë dhe nuk i vendosim dot.

Qytetari: Popullit shqiptar i ka hyrë dhe një frikësim karshi njëri-tjetrit, partitë tona luftojnë njëra-tjetrën. Edhe populli është i ndarë në këtë pozicion, informon ora news.

1 Maji njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve. Ky manifestim lindi nga lufta e punëtorëve për të kërkuar dhe siguruar të drejtat, liritë dhe kushtet e punës e të jetesës.

Kërkesa e parë publike është paraqitur në Australi gjatë vitit 1855, me këtë përmbajtje: “8 orë punë, 8 orë dëfrim e 8 orë gjumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
Rama prezanton projektin Lungomare 3, po gërryhet vende-vende. Nuk ka rëndësi kur mbaron

Qeveria pezullon ndërtimet në zonat turistike deri më 15 shtator

30/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

Rama bën ‘blerjen’ e rradhës nga PD, Jola Hysaj konfirmon emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit

30/07/2026
DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

DITA 61/ Protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi!

30/07/2026
Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

Rama prezanton dokumentin strategjik “Prania Besnike”: PS do të qeverisë për sa kohë ka besimin e qytetarëve

30/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.