Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Britaniku Gove nuk ndalet me ironinë e tij: Mendoni se BE-ja është keq? Prisni sa të anëtarësohet Shqipëria!

30/04/2016
Britaniku Gove nuk ndalet me ironinë e tij: Mendoni se BE-ja është keq? Prisni sa të anëtarësohet Shqipëria!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Sekretari i Shtetit për drejtësinë në Britaninë e Madhe, Michael Gove, ka përdorur sërish vendin tonë si shembull për të komentuar në lidhje me çështjen e ashtuquajtur ‘Brexit’ për të cilën ai ka shprehur një qëndrim pro daljes nga Bashkimi Europian.
“Mendoni se BE-ja lë për të dëshiruar? Prisni sa të anëtarësohet Shqipëria”.
Është ky titulli me të cilin zyrtari i qeverisë së Britanisë së Madhe nis një artikull për prestigjiozen britanike “Daily Mail”.
Gove e vë theksin fillimisht te paratë që shpenzon vendi i tij si detyrime ndaj Bashkimit Europian. Ai shkruan se Britania jo vetëm që po e mbështet anëtarësimin e Shqipërisë dhe të disa vendeve të tjera në Bashkimin Europian, siç janë Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia, por Londra zyrtare edhe po paguan për këtë gjë.
“Çdo javë ne i dërgojmë 350 milionë paund BE-së. Këto para janë fituar me mjaft mund nga ju, por ato shpërndahet tek këto pesë vende që kërkojnë të anëtarësohen”, shkruan ai.
Më tej, sekretari për drejtësinë, thotë se me anëtarësimin e këtyre shteteve në union, qytetarët ballkanas dhe turq do të kenë mundësi që të lëvizin lirisht në të gjitha shtetet e kontinentit të vjetër.
Sipas tij, 88 milionë persona nga vendet më të varfra të Europës do të jenë të aftë që të jetojnë dhe punojnë në Britaninë e Madhe dhe si rrjedhojë të përfitojnë nga shërbimet publike dhe të mirat e tjera. Gove citon gjithashtu edhe deklaratat e sekretares së brendshme të Britanisë e cila disa ditë më parë tha se Shqipëria është një vend që ka probleme të theksuara me krimin e organizuar, korrupsionin dhe ndonjëherë terrorizmin.
Ai shton se 1 në 20 të burgosur në burgjet britanike është shqiptar.
“Mbajtja e të burgosurve na kushton 18 milionë paund në një vit dhe këto shifra vijnë kur qytetarët shqiptarë nuk kanë as të drejtë që të udhëtojnë lirisht drejt Mbretërisë së bashkuar”, thotë Gove.
Më tej ai ngre shqetësimin se shqiptarët drejtojnë disa prej bandave më të frikshme kriminale në Britaninë e Madhe si dhe përdorin pasaporta false për të hyrë në shtetin ishullor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

Këlliçi: Evis Sala u largua për t’i hapur rrugë dorëzimit të Shëndetësisë te miku izraelit i Ramës

02/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

DITA 95/ Qytetarët vijojnë qëndresën kundër Ramës: “Ju erdhi fundi”

03/09/2026
Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

Ndahet nga jeta historiani Muharrem Dezhgiu, emër i shquar i historiografisë shqiptare

03/09/2026
Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afateve të paraburgimit

02/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.